TRAJNIM PËR ZHVILLIMIN E APLIKACIONEVE NË ANDROID

TRAJNIM PËR ZHVILLIMIN E APLIKACIONEVE NË ANDROID

15 September 2014 — 15 October 2014

Special Focus

Trajnimi në Android u sjell mundësinë pjesëmarrësve që të mësojnë programimin në platformën Android, të mësojnë mbi shërbimet e saja dhe si përshtatet në ambientet e Linux. Pjesëmarrësit do të mësojnë në mënyrë praktike sesi të krijojnë aplikacionet e tyre.

Android është një platformë softuerike për pajisje mobile. Ajo fuqizohet nga një Linux Kernel dhe është zhvilluar nga Google dhe më pas nga Open handset Alliance. Është një vegël e shkëlqyer për krijimin e një numri të aplikacioneve embedded që mund të funksinojnë në telefona të mençur, tablet e deri tek pajisjet shtëpiake.

Android sjell për pjesëmarrësit mundësitë që të shohin sesi të vendosin ambientin e punës për të programuar në Android, gjersa në anën tjetër kanë rastin që të kuptojnë edhe rreth platformës, shërbimeve të saja dhe si përshtatet në ambientet e Linux. Klasa do t’ju jep mundësinë pjesëmarrësve që të mësojn atë që ju duhet për të krijuar aplikacionet e tyre dhe për t’i vendosur ato në gjendje gatishmërie për publikim në treg të aplikacioneve, siç është Google Play.



Price 250.00 Eur (Nuk aplikohet zbritje)
Application deadline 13/09/2014
(This course has ended)

Course Details


☆  Për kë është trajnimi?

Trajnimi është paraparë të jetë në një nivel më profesional dhe më të fokusuar në pjesëmarrës që veçse kanë pak eksperiencë me gjuhët programuese Java, C++, C#, Python etj. Nuk do të thotë se duhet të jenë ekspertë të kësaj lëmie por gjithsesi kërkohet një njohuri fillestare në këtë lëmi. Grupet të cilat preferohet të marrin pjesë në trajnim janë:

Studentët
Programerët
Ndërmarrësit
Audienca e targetuar në këtë trajnim është mjaft specifike dhe veçse e orientuar në treg. Ata veçse janë duke tentuar të ecin më tutje në zhvillimin e aplikacioneve mobile, dhe dëshirojnë të mësojnë sesi të krijojnë aplikacione në Android të cilat mund t’i vendosin në Google Play.

☆  Pse duhet të merrni pjesë?

Nëse ju jeni të interesuar të krijoni aplikacione që punojnë në smartphone me Android dhe nëse dëshironi të jeni të gatshëm që nesër të punësoheni diku për të krijuar aplikacione apo të lansoni biznesin për të krijuar aplikacione në Android atëherë, ky trajnim është për ju. Ky trajnim është një trajnim praktik për zhvillim të aplikacioneve në Android dhe sjell para pjesëmarrësve konceptet kyçe në zhvillimin e aplikacioneve për platformën më të popullarizuar me kod të hapur. Deri në fund të trajnimit ju do të keni të gjitha shkathtësitë që ju duhen për të ndërtuar një aplikacion në Android dhe ta publikoni atë aplikacion në Android Market.

☆  Çka do të mësoni?

Hapat bazik të programimit në Android
Kuptoni sesi funksionojnë aplikacionet në Android, ciklin jetësor të tyre, qëllimet dhe shfrytëzimi i resurseve të jashtme
Dizajnimin dhe zhvillimin e aplikacioneve në Android me ndërfaqe bashkëkohore duke përdorur, zgjeruar dhe krijuar layout, views dhe menu.
Shfrytëzimin e Eclipse dhe Android SDK për të zhvilluar dhe debug aplikacione në Android
Shfrytëzimin e Application Framework të Android për të ndërtuar aplikacione komplekse
Android Activity Lifecycle, Intents, Android UI, Resources, Layouts, Google Maps API, Networking, Threads etj.

☆  Cilat janë kushtet për pjesëmarrje?

Të jetë person kreativ dhe amibicioz
Të ketë njohuri të gjuhës angleze
Të ketë njohuri fillestare në gjuhë programuese si Java, Python, Ruby apo C++

☆  Ligjërues (Milot Shala)

C++ Programer / Zhvillues i Software / Konsulent në Poken SA, Lozanë, Zvicërr / Inxhinier i Software në NOKIA, Ulm, Gjermani.

☆  Orari

42 orë

15 Shtator 2014 – 15 Tetor 2014

E hënë, E mërkure, E premte 18.00 – 21.00

Afati i fundit për aplikim: 13 Shtator 2014




TRAJNIM PËR ZHVILLIMIN E APLIKACIONEVE NË ANDROID

Milot Shala

Instructor

A software engineer who loves clean code and bringing great applications to the world.






BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo