Innovation Centre Kosovo (ICK) në bashkëpunim me STIKK dhe me mbështetje të British Council, ofrojnë trajnimin:
"Programimi në iOS"
Trajnimi për programim në iOS u sjell mundësinë pjesëmarrësve që të mësojnë programimin në platformën e Apple, të mësojnë mbi shërbimet e saja dhe si përshtatet në ambientet e platformës. Pjesëmarrësit do të mësojnë në mënyrë praktike sesi të krijojnë aplikacionet e tyre.
iOS është një platformë softuerike për pajisje mobile. Ajo fuqizohet nga Darwin Kernelli (i njëjti kernel që përdoret nga Mac OS X) dhe është zhvilluar nga Apple. Është një vegël e shkëlqyer për krijimin e një numri të aplikacioneve embedded që mund të funksinojnë në telefona të mençur dhe tabletë si iPhone, iPad dhe iPod Touch.
Zhvillimi I iOS aplikacioneve sjell për pjesëmarrësit mundësitë që të shohin sesi të vendosin ambientin e punës për të programuar në iOS, gjersa në anën tjetër kanë rastin që të kuptojnë edhe rrreth platformës, shërbimeve të saja dhe si përshtatet në ambientet e platformës. Klasa do t’ju jep mundësinë pjesëmarrësve që të mësojnë atë që ju duhet për të krijuar aplikacionet e tyre dhe për t’i vendosur ato në gjendje gatishmërie për publikim në treg të aplikacioneve, siç është Apple App Store.
Trajnimi është paraparë të jetë në një nivel më profesional dhe më të fokusuar në pjesëmarrës që veçse kanë pak eksperiencë me gjuhët programuese Java, C++, C#, etj. Grupet të cilat preferohet të marrin pjesë në trajnim janë:
Studentët
Programerët
Ndërmarrësit
Audienca e targetuar në këtë trajnim është mjaft specifike dhe veçse e orientuar në treg. Ata veçse janë duke tentuar të ecin më tutje në zhvillimin e aplikacioneve mobile, dhe dëshirojnë të mësojnë sesi të krijojnë aplikacione në iOS të cilat mund t’i vendosin në Apple App Store.
Nëse ju jeni të interesuar të krijoni aplikacione që punojnë në smartphone me iOS dhe nëse dëshironi të jeni të gatshëm që nesër të punësoheni diku për të krijuar aplikacione apo të lansoni biznesin për të krijuar aplikacione në ioS atëherë, ky trajnim është për ju. Ky trajnim është një trajnim praktik për zhvillim të aplikacioneve në iOS dhe sjell para pjesëmarrësve konceptet kyçe në zhvillimin e aplikacioneve për platformën më të popullarizua. Deri në fund të trajnimit ju do të keni të gjitha shkathtësitë që ju duhen për të ndërtuar një aplikacion në Android dhe ta publikoni atë aplikacion në Apple App Store.
Hapat bazik të programimit në gjuhën programuese C
Hapat bazik të programimit në gjuhën programuese Objective-C
Kuptoni sesi funksionojnë aplikacionet në iOS, ciklin jetësor të tyre, qëllimet dhe shfrytëzimi i resurseve të jashtme
Dizajnimin dhe zhvillimin e aplikacioneve në iOS me ndërfaqe bashkëkohore duke përdorur, zgjeruar dhe krijuar kontrollerë, views dhe share sheets.
Shfrytëzimin e XCode dhe CocoaTouch për të zhvilluar dhe debug aplikacione në iOS
Shfrytëzimin e Application Framework të iOS për të ndërtuar aplikacione komplekse
Pas përditësimit të sistemit operativ iOS nga Apple, më 2 Qershor 2014, është përditësuar edhe programi i trajnimit.
Studentët të cilët e vijojnë trajnimin për zhvillim të aplikacioneve në iOS do të kenë mundësinë që të prekin edhe risitë e Apple të targetuara për zhvilluesit softuerik që ndodhën më 2 Qershor. Do të eksplorojmë:
* App Extensions, mundësia që të ndërtojmë aplikacione që komunikojnë me aplikacione tjera.
* CloudKit, mundësi e mirë që të ndërtojmë aplikacione dhe ti ruajmë të dhënat në cloud, pa pasë nevojë që të ndërtojmë arkitekturë të orientuar në servise apo backend.
* Swift, gjuhë e re programuese prej Apple për të ndërtuar aplikacione. Në fund studentët do të dalin me njohuri në gjuhë programuese e cila është ende në fazë beta.
Introduction to C programming language
Setting up for iOS Development
Building/Debugging Code for iOS
Structure and Lifecycle of iOS application
CoreGraphics
CoreData
CoreNetwork
User Interface Events
Telephony Support
Sounds and Multimedia Support
Location Services
Handset-Oriented Services
Platform integration
App Extensions
CloudKit
Swift Programming
C++ Programer
Zhvillues i Software
Konsulent në Poken SA, Lozanë, Zvicërr.
Inxhinier i Software në NOKIA, Ulm, Gjermani.
A software engineer who loves clean code and bringing great applications to the world.
Innovation Centre Kosovo (ICK) is the leading integrator of youth, startups, and innovative businesses, aiding the economic growth, youth employability, visibility and prosperity of Kosova.
Contact
Stay Updated
Enter your e-mail below to subscribe to our official newsletter