Photography Masterclass

Photography Masterclass

16 March 2020 — 16 June 2020

Special Focus

Disa nga lëmitë për të cilat do të mësohet në kurs janë ekspozimi, kompozicioni, ndriqimi në studio, ndriqimi në ambient të hapur, mënyra si të drejtohen njerëzit kur i ke si model fotografimi, post-produksion i fotografisë në photoshop. Lloji i fotografive do të përfshijë fotografitë dokumentare, fashion dhe portrete.



Price 450 Euro (mundësi e pagesës edhe me tre këste nga 150 Euro)
Application deadline 13 Mars 2020
(Past application deadline)

Course Details


☆  Përshkrimi i Kursit:

Kursi është i bazuar në masë të madhe në punë praktike. Puna, të cilën studentët e bëjnë në bashkëpunim me trajnuesin do të diskutohet dhe përmirësohet në klasë. Orët do të mbahen në klasë, studio të fotografisë dhe në ambient të hapur ose të mbyllur jashtë klasës - lokacione të ndryshme. Disa nga lëmitë për të cilat do të mësohet në kurs janë ekspozimi, kompozicioni, ndriqimi në  studio,  ndriqimi në  ambient të  hapur,  mënyra si të  drejtohen njerëzit kur i ke si model fotografimi,  post-produksion i fotografisë  në  photoshop.  Lloji i fotografive do të  përfshijë fotografitë dokumentare, fashion dhe portrete. Pas përfundimit të trajnimit, kandidatëve të suksesshëm do tju ofrohet punë praktike me pagesë nëpër kompani dhe institucione të ndryshme.

☆  Pajisjet dhe perdorimi i studios:

Në  kursin e Artan Korenicës studentët mund të  përdorin të  gjitha pajisjet për të  praktikuar mësimet që i mësojnë gjatë kursit. Studio profesionale për fotografi është e pajisur me ndriqim, prapavi, aparatë profesionalë dhe kopjuterë. Secili student, përvec praktikës së shumtë që do të mbahet gjatë  kursit,  do të  ketë  mundësinë  të  shfrytëzojë  studion edhe jashtë  orëve të  kursit, nëse duan të  ushtrojnë  më  shumë.  Studio për studentët e kursit ofrohet falas,  pra është  e përfshirë në pagesën për kurs.

☆  Materialet dhe Literatura:

Duke u bazuar në faktin se kemi mungesë të literaturës në gjuhën shqipe për lëndën e fotografisë, ligjeruesi do të  sjellë  materiale të  printuara kohë  pas kohe në  bazë  të  ligjeratave që  mbahen. Studentët e interesuar dhe që kanë interesim, mundësi për të blerë literature në Kosovë dhe jashtë vendit,  mund të  kërkojnë  informata shtesë,  të  cilat do t’i ofrohen nga stafi i Kursit.  Studentët inkurajohen që  të  jenë  edhe vet hulumtues meqë  në  këtë  mënyrë  do të  përfitojnë  shumë  më shumë prej kursit dhe do të sjellin më shumë prej vetes në këtë kurs.

Detyrat: Të gjithë studentët kohë pas kohe do të kërkohen të bëjnë fotografi jashta klasës, me temë  të  caktuar,  duke u bazuar në  ligjeratën përkatëse.  Fotografitë  e studentëve pastaj do të ekzpozohen në klasë dhe do të diskutohen nga ligjeruesi dhe studentët tjerë.

☆  Notimi:

• Kursi i Fotografisë  nuk do të  jetë  notues,  mirëpo me diskutime dhe detyra do të mundohemi bashkarisht të avancojmë punën e secilit, në mënyrë që çdo student në fund të dalë nga kursi me njohuri të mjaftueshme për të vazhduar kursin e fotografisë.

• Çertifikata - Të gjithë studentët gjatë tre muajve do të gjejnë një koncept/ide, të cilën do t’a zhvillojnë bashkë me ligjeruesin dhe studentët tjerë dhe do t’i prezantojnë fotografitë e atij koncepti në fund të kursit. Me prezantim të fotografive, të gjithë pjesëmarrësve do t’iu dorëzohet certifikata e pjesëmarrjes në kurs.

☆  Planprogrami dhe Temat

Java 1 Diskutim dhe njoftim rreth njohurive të secilit student
Java 2 Blenda, ekspozicioni i Fotografisë, ngjyrat brenda dhe jashtë
Java 3 Kompozicioni me model dhe pa model
Java 4 Diskutim i punimeve të studentëve
Java 5 Fotografimi në studio – Beauty , Fashion, Komerciale dhe Familjare  
Java 6 Fotografim nga studentët, me model në studio, make up artist dhe stilist
Java 7 Diskutim i Fotografive të studentëve
Java 8 Fotografim dhe ligjeratë me studentët në lokacion të hapur/natyrë
Java 9 Diskutim i Fotografive të studentëve
Java 10 Hyrje në fazën e postproduksionit – Photoshop – Retushim i Fotografive
Java 11 Praktikë në Photoshop
Java 12 Përmbledhje e mësimeve - Praktikë


* Mungesat në kurs nuk do të evidentohen, mirëpo inkurajojmë të gjithë studentët të jenë të rregullt dhe të vijnë me kohë në orë të mësimit. Vetëm në këtë mënyrë mund të merrni 100% atë që ofron kursi.

☆  Orari

E hënë & E martë prej orës 17:30. Kohëzgjatja e moduleve në klasë, punë grupore dhe individuale do të përcaktohet në fillim të trajnimit, në bashkëpunim me studentët.






BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo