Kurs profesional me mjeshtrin e fotografisë Artan Korenica. Mësoni ekspozimin, kompozicionin, ndriqimin në studio, ndriqimin në ambient të hapur post-produksion, etj.
Price | 350 Euro |
Application deadline | 16 Shtator 2021 |
(This course has ended) |
Kursi është i bazuar në masë të madhe në punë praktike. Puna, të cilën studentët e bëjnë në bashkëpunim me trajnuesin do të diskutohet dhe përmirësohet në klasë. Orët do të mbahen në klasë, studio të fotografisë dhe në ambient të hapur ose të mbyllur jashtë klasës - lokacione të ndryshme. Disa nga lëmitë për të cilat do të mësohet në kurs janë ekspozimi, kompozicioni, ndriqimi në studio, ndriqimi në ambient të hapur, mënyra si të drejtohen njerëzit kur i ke si model fotografimi, post-produksion i fotografisë në photoshop. Lloji i fotografive do të përfshijë fotografitë dokumentare, fashion dhe portrete. Pas përfundimit të trajnimit, kandidatëve të suksesshëm do tju ofrohet punë praktike nëpër kompani dhe institucione të ndryshme.
Në kursin e Artan Korenicës studentët mund të përdorin të gjitha pajisjet për të praktikuar mësimet që i mësojnë gjatë kursit. Studio profesionale për fotografi është e pajisur me ndriqim, prapavi, aparatë profesionalë dhe kompjuterë. Secili student, përvec praktikës së shumtë që do të mbahet gjatë kursit, do të ketë mundësinë të shfrytëzojë studion edhe jashtë orëve të kursit, nëse duan të ushtrojnë më shumë. Studio për studentët e kursit ofrohet falas, pra është e përfshirë në pagesën për kurs (rezervimi i hapësirave ne Innovation Centre Kosovo behet paraprakisht nepermjet stafit te qendrës).
Duke u bazuar në faktin se kemi mungesë të literaturës në gjuhën shqipe për lëndën e fotografisë, ligjeruesi do të sjellë materiale të printuara kohë pas kohe në bazë të ligjeratave që mbahen.Studentët e interesuar dhe që kanë interesim, mundësi për të blerë literaturë në Kosovë dhe jashtë vendit, mund të kërkojnë informata shtesë, të cilat do t’i ofrohen nga stafi i Kursit. Studentët inkurajohen që të jenë edhe vet hulumtues meqë në këtë mënyrë do të përfitojnë shumë më shumë prej kursit dhe do të sjellin më shumë prej vetes në këtë kurs.
Detyrat: Të gjithë studentët kohë pas kohe do të kërkohen të bëjnë fotografi jashta klasës, me temë të caktuar, duke u bazuar në ligjeratën përkatëse. Fotografitë e studentëve pastaj do të ekzpozohen në klasë dhe do të diskutohen nga ligjeruesi dhe studentët tjerë.
• Kursi i Fotografisë nuk do të jetë notues, mirëpo me diskutime dhe detyra do të mundohemi bashkarisht të avancojmë punën e secilit, në mënyrë që çdo student në fund të dalë nga kursi me njohuri të mjaftueshme për të vazhduar kursin e fotografisë.
• Çertifikata - Të gjithë studentët gjatë tre muajve do të gjejnë një koncept/ide, të cilën do t’a zhvillojnë bashkë me ligjeruesin dhe studentët tjerë dhe do t’i prezantojnë fotografitë e atij koncepti në fund të kursit. Me prezantim të fotografive, të gjithë pjesëmarrësve do t’iu dorëzohet certifikata e pjesëmarrjes në kurs.
Java 1 Diskutim dhe njoftim rreth njohurive të secilit student
Java 2 Blenda, ekspozicioni i Fotografisë, ngjyrat brenda dhe jashtë
Java 3 Kompozicioni me model dhe pa model
Java 4 Diskutim i punimeve të studentëve
Java 5 Fotografimi në studio – Beauty , Fashion, Komerciale dhe Familjare
Java 6 Fotografim nga studentët, me model në studio, make up artist dhe stilist
Java 7 Diskutim i Fotografive të studentëve
Java 8 Fotografim dhe ligjeratë me studentët në lokacion të hapur/natyrë
Java 9 Diskutim i Fotografive të studentëve
Java 10 Hyrje në fazën e postproduksionit – Photoshop – Retushim i Fotografive
Java 11 Praktikë në Photoshop
Java 12 Përmbledhje e mësimeve - Praktikë
* Mungesat në kurs nuk do të evidentohen, mirëpo inkurajojmë të gjithë studentët të jenë të rregullt dhe të vijnë me kohë në orë të mësimit. Vetëm në këtë mënyrë mund të merrni 100% atë që ofron kursi.
E Martë & E Mërkurë prej orës 17:30. Kohëzgjatja e moduleve në klasë, punë grupore dhe individuale do të përcaktohet në fillim të trajnimit, në bashkëpunim me studentët.
Instagram @artankorenica
Viber +37744115291