Wolt arrin në Kosovë: Një revolucion në shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve

Wolt është marka e njohur Amerikano-Finlandeze që ka vendosur ta përfshijë këtë vend në hartën e saj të veprimit. Innovation Centre Kosovo (ICK) ka mirëpritur Wolt-in në hapësirat e qendrës.

Ngjyrat karakteristike bardhë dhe blu të Wolt do të bëhen së shpejti pjesë e tregut të Kosovës, duke sjell risi në transformimin e mënyrës së shpërndarjes së ushqimit dhe produkteve të ndryshme. Me ardhjen e shumëpritur të saj, Wolt synon të lehtësoj jetën e kosovarëve, duke e bërë më të shpejtë dhe më të lehtë qasjen në ushqimet dhe produktet e tyre të preferuara kudo ato ndodhen.

Wolt, një lider në teknologji dhe tregti lokale me bazë në Helsinki, është e përkushtuar për të përmirësuar jetën urbane për klientët, bizneset dhe shpërndarësit. E njohur për platformën e saj të lehtë për t’u përdorur nga telefoni, Wolt shkon përtej thjeshtësimit të porosive – ajo fuqizon bizneset lokale me mundësi të reja rritjeje dhe u ofron shpërndarësve partneritete fitimprurëse dhe fleksibiltet të madh. Mjetet e avancuara të kompanisë, përfshirë optimizimin e dorëzimit në kohë, softuerin për tregtarët dhe përparësitë financiare, reflektojnë përkushtimin e saj për të krijuar një ekosistem modern dhe të integruar.

Në vitin 2022, Wolt bashkoi forcat me DoorDash, kompaninë kryesore me bazë në SHBA në të njëjtin sektor. Ky bashkim ka zgjeruar shtrirjen e Wolt, duke i mundësuar asaj të menaxhojë operacione në 29 tregje ndërkombëtare jashtë SHBA-së. Ky bashkëpunim kombinon pikat e forta të të dy kompanive për të ofruar një platformë të jashtëzakonshme për tregtarët, klientët dhe shpërndarësit në tregjet ekzistuese dhe ato të reja.

Ardhja e Wolt në Kosovë shënon një moment historik në udhëtimin global të saj, duke sjellë një standard të ri shërbimi në tregun lokal të Kosovës. Me aplikacionin e saj intuitiv, kosovarët mund të porosisin online pa mundim nga një gamë e gjerë restorantesh dhe biznesesh lokale e ndërkombëtare, duke e kthyer telefonin e tyre të mençur në një qendër virtuale tregtare.

I tërë ekipi i Wolt në Kosovë janë akomoduar në hapësirat e Innovation Centre Kosovo, në Prishtinë, dhe po punojnë në funskionalizimin e të gjithë shërbimeve për tregun tonë. Me një rrjet prej mbi 170,000 vende aktive globalisht dhe 260,000 partnerë të shpërndarjes, Wolt është e përkushtuar për të ndihmuar restorantet të zgjerojnë shtrirjen e tyre dhe të optimizojnë shërbimet e shpërndarjes.

Facebook
Twitter
LinkedIn