Vianova Health dhe Zombie Soup i dhurojnë Qeverisë së Kosovës “Kosova.Health” për parandalimin e Koronavirusit

Kompanitë Vianova Health & Zombie Soup dje i kanë dhuruar donacion Qeverisë së Republikës së Kosovës, platformën Kosova.Health, e cila përmbanë informatat mbi Koronavirusin, bazën e të dhënave dhe ndërlidhjen me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

News

Vianova Health dhe Zombie Soup i dhurojnë Qeverisë së Kosovës “Kosova.Health” për parandalimin e Koronavirusit

March 18, 2020

Edhe nje vepër e shkëlqyeshme e bizneseve startup dhe komunitetit të TIK nga Kosova, në kohën e rëndë nëpër të cilën po kalojmë.

Kompanitë Vianova Health & Zombie Soup dje i kanë dhuruar donacion Qeverisë së Republikës së Kosovës, platformën Kosova.Health, e cila përmbanë informatat mbi Koronavirusin, bazën e të dhënave dhe ndërlidhjen me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Kosova.Health poashtu ofron rubrikat “Fol me Mjekun”, “Simptomat” dhe “Masat e Parandalimit”.

“Me qëllim të shtimit të kujdesit ndaj shëndetit tuaj, me përkrahje të njerëzve të vullnetit të mirë të këtij vendi, nga sonte do të jetë në dispozicionin tuaj platforma informative shëndetësore Kosova Health”

- Arben Vitia, Ministër i Shëndetësisë



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo