
Projekti për Drejtësi i USAID në Kosovë, në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo (ICK) kanë hapur thirrjen për aplikime në programin garues “JustTech”, për zgjidhet digjitale dhe inovative në sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës. Afati për aplikime mbyllet më 12 Shtator, dhe të drejtë aplikimi kanë të gjithë të interesuarit me ide innovative, duke përfshirë këtu, kompanitë e regjistruara, bizneset startup, studentët, dhe grupet e individët e profesioneve të ndryshme.
USAID Kosovo & ICK hapin aplikimet për programin “JusTech 2023” – gara për zgjidhjet digjitale në Sistemin e Drejtësisë
September 04, 2023Afati për aplikime në thirrjen e programit “JusTech” mbyllet më 12 Shtator, dhe të drejtë aplikimi kanë të gjithë të interesuarit me ide innovative, duke përfshirë këtu, kompanitë e regjistruara, bizneset startup, studentët, dhe grupet e individët e profesioneve të ndryshme. Programi për vitin 2023 u prezantua në mjediset e Innovation Centre Kosovo, të premten, më 1 Shtator 2023.
USAID Kosovo, nëpërmjet Projektit për Drejtësi (Justice Activity), synon që të ndihmojë fushën e drejtësisë në Kosovë drejt përmirësimit të cilësisë dhe qasjes së qytetarëve në shërbime, përfshirjen e qytetarëve dhe ngritjen e besimit në drejtësi, dhe rritjen e numrit të shërbimeve inovative dhe digjitale për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Nëpërmjet aplikimit në thirrjen “JusTech”, ekipet e përzgjedhura do të kenë mundësinë të marrin pjesë në programin pesë-ditor “DevCamp” (18-22 Shtator) për zhvillimin e mëtutjeshëm të idesë me ndihmen e mentorëve dhe profesionistëve të ndryshëm, dhe të kualifikohen për çmimin deri në 50,000 dollarë për jëtësimin e idesë/ideve fituese. Idea/idetë fituese do të prezantohen zyrtarisht edhe ne Samitin e Inovacioneve në Drejtësi, i cili mbahet më 5 Tetor në Prishtinë.
Të gjitha palët e interesuara për tu bërë pjesë e programit, luten të lexojnë me kujdes kriteret, udhëzuesin, kalendarin e aktiviteteve dhe të aplikojnë deri më 12 Shtator 2023. Të gjitha informatat, përfshirë formën e aplikimit i gjeni KËTU!
Datat e rëndësishme:
Mbyllja e aplikimit: 12 Shtator 2023
DevCamp: 18 – 22 Shtator 2023
Samiti i Drejtësisë: 5 Tetor 2023