Uranik Begu nga Kosova në listën e 20 liderëve të Industrisë së Tech në Europë nga “Entrepreneur”

Mediumi prestigjoz ndërkombëtar “Entrepreneur” ka prezantuar listën e 20 personaliteteve kyqe nga Europa, në Industrinë e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Pjesë e listës, për herë të parë, është një personalitet nga Kosova – Uranik Begu, drejtor ekzekutiv i Innovation Centre Kosovo.

Entrepreneur dhe kompania e mirënjohur McKinsey kanë përpiluar listën e personaliteteve më të shquara të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në Europë, për vitin 2020, duke u bazuar në rezultatet, përshtatjen e industrisë përballë sfidave ekonomike, frymëzimin e ekosistemit që përfaqësojnë dhe vizionit për zhvillim të qëndrueshëm. Në listë përveq z. Begu, janë edhe figura të rëndësishme si Miliam Pfister, President i Oxford Entrepreneurs, Victor Paradell – Drejtor Global i Ingram Micro Cloud, Alexa Olteanu – COO në Talos Digital, Jag Singh – Techstars Berlin, Jonathan Greechan – founder Institute, Dr. Dina Bayasanovas – themeluese e PitchMe, Boris Pfeiffer – CEO në Riddle, Moodi Mahmoudi – CEO i NEXT etj.

Ky është një lajm shumë i rëndësishëm jo vetëm për z. Begu dhe ICK, por për Kosovën, ekosistemin e ndërmarrësisë, sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, mbështetësit, diasporën dhe gjithë komunitetin e qendrës.

Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu.

Facebook
Twitter
LinkedIn