Drejtori Ekzekutiv i Innovation Centre Kosovo (ICK), është emëruar anëtar bordi në Tech Emerging Europe Advocates. Bordi këshillues udhëhiqet nga ish-Presidenti bullgar, Rosen Plevneliev.
Tech Emerging Europe Advocates, e udhëhequr nga Emerging Europe, është pjesë e Global Tech Advocates (GTA), komunitetit më të madh në botë për teknologji dhe inovacion. Anëtarësia e kësaj trupe përfshinë 12,000 liderë të industrisë, nga Silicon Valley në Europë, Azi dhe Australi/Zelandë e Re.
Tech Emerging Europe Advocates përfshinë 25 shtete me popullësi prej 200 milion, duke e bërë këtë rrjet më të madhin në familjen e GTA (Global Tech Advocates). Ky grup është shtëpi e ndërmarrësve, biznese startup, bizneseve të mesme, politik-bërësve, investitorëve, universiteteve, ekspertëve dhe mediave, që për qëllim kanë shndërrimin e regjionit në “hub” të qëndrueshëm të teknoplogjisë.
Më shumë rreth Tech Emerging Europe lexo këtu.
