Universiteti i Prishtinës dhe Innovation Centre Kosovo pjesë e NANOALB

Fillojnë përgatitjet për Konferencën e Nanoteknologjisë & Nanoshkencës. Konferenca do të jetë pjesë e nismës NANOALB, dhe do të mbahet në Prishtinë gjatë vitit 2022. Për mbarëvajtjen dhe organizimin e kësaj ngjarjeje u zotuan përfaqësuesit e UP-së, Prof. Fetah Podvorica, Prof. Ass. Liridon Berisha dhe Drejtori Ekzekutiv i ICK-së, Uranik Begu.

NANOALB është aleancë e universiteteve, qendrave të inovacionit dhe institucioneve nga Republika e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Spanja. Disa prej partnerëve kyç përfshijnë: Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Tiranës, Innovation Centre Kosovo, Institucio Fundacio Centres Recerca de Catalunya, Universitetin Politeknik të Tiranës, Universitetin e Tetovës, Fundacio Institut Catala de Nanociencia i Nanotecnologia etj.

Me mision për t’u shndërruar në Qendër të Ekselencës për Nanobioshkencë dhe Nanobioteknologji, si e para në rajo, NANOALB do të mbulojë aktivitet në shumë fusha si: Inxhinieria, Fizika, Biokimia, Kimia, Mjedisi, Shëndeti dhe Siguria, në sektorë të ndryshëm industrial në Ballkanin Perendimor.

NANOALB është nismë e shkencëtarit dhe profesorit Arben Merkoçi, nga Instituti Katalan për Nanoshkencë dhe Nanoteknologji, me seli në Barcelonë.
z. Merkoçi kreu doktoraturën në Universitetin e Tiranës më 1991, ndërsa nga viti 1995 është pjesë e Universitetit të Barcelonës, ku udhëheqë programin e Nanobioelektronikës dhe Biosensorëve.

Më shumë info rreth konferencës dhe programit, do të publikohen gjatë javëve në vazhdim. 

Facebook
Twitter
LinkedIn