Tirana nikoqire e Techstars Startup Weekend Balkans - gara më e madhe në rajon

Qendrat më të mëdha të Inovacionit të Ballkanit Perëndimor bashkojnë forcat për të organizuar konkursin më të madh të sipërmarrësve në Tiranë! Techstars Startup Weekend Balkans bënë bashkë 6 shtete dhe mbi 200 pjesëmarrës, në edicionin e parë që organizohet nga Ofiçina Innovation Hub.

News

Tirana nikoqire e Techstars Startup Weekend Balkans - gara më e madhe në rajon

November 14, 2021

Në periudhën 19-21 nëntor 2021, gjashtë qendrat më të mëdha të inovacionit nga vendet e Ballkanit Perëndimor do të organizojnë edicionin e parë të Techstars Startup Weekend Balkans në Tiranë (The Plaza Hotel), duke shënuar nisjen e këtij konkursi rajonal. Aktiviteti është pjesë e sfidës globale të TechStars Startup Weekend, e krijuar për të ndihmuar pjesëmarrësit të ndërtojnë një komunitet, të ndajnë idetë, të bashkëpunojnë dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre përmes angazhimit të liderëve të industrisë.

“Ky partneritet me TechStars është pjesë e investimit tonë të thellë në komunitetin e startup-eve dhe dëshirës sonë për të vazhduar ndërtimin e urave të ndërmarrësisë në Ballkanin Perëndimor”, tha z. Uranik Begu, Drejtor Ekzekutiv i Innovation Centre Kosovo. “Disa nga mendjet më të zgjuara nga i gjithë rajoni marrin pjesë në Techstars Startup Weekend Bakans dhe mezi pres të shoh risitë që ata do të krijojnë gjatë ngjarjes!
Nisma u zhvillua si një nevojë për të nxitur një bashkëpunim më të madh profesional midis organizatave mbështetëse të inovacionit që veprojnë në rajon dhe për të ndihmuar sipërmarrësit të kenë sukses duke adresuar dëshirën për rritjen e lëvizshmërisë dhe shkëmbimin e njohurive. Të gjitha qendrat kanë grumbulluar burime për të organizuar konkursin dhe mbështeten nga liderë te industrisë prej sektorëve të energjisë, bankave, sigurimeve, turizmit dhe IT.
“Organizuesit e qendrave përfaqësojnë vende individuale, por ne po punojmë së bashku në emër të inovacionit dhe ndërtimit të njohurive që na prek të gjithëve në mënyrë të barabartë”, tha znj. Aneida Bajraktari, bashkëthemeluese e Balkans Capital.

Gjatë sfidës 3-ditore, mentorët dhe ekspertët që përfaqësojnë disa nga kampionët e industrisë do të mbështesin mbi 200 sipërmarrës për të ndërtuar zgjidhje dhe për të bashkëpunuar në një mjedis konstruktiv.

Konkursi Startup Weekend Balkans do të fokusohet në sfidat që kanë të bëjnë me:
• Energji
• Kripto & Blockchain
• Siguria kibernetike
• Telekom
• Turizëm & AgriTech
• Financa Dixhitale
• E-Commerce

Organizatorët ju bëjnë thirrje të gjithë sipërmarrësve aspirantë të rezervojnë vendet e tyre herët dhe mund të marrin pjesë si ekipe ose individë. Shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit për pjesëmarrësit, mbulohen nga organizartorët. Për t’u regjistruar klikoni KËTU.

Çmimet për fituesit e garës në Startup Weekend Balkans, me vlerë 25,000 Euro, përfshijnë: 1 javë bootcamp në një European Startup Hub; Pjesëmarrje në konferenca; 3 muaj asistencë nga EBRD team,; 3 muaj hapësirë co-working,  një faqe interneti me porosi; pjesëmarrje në aktivitetin e ardhshëm të klubit të investitorëve; Asistencë me Strategjinë e marketingut dhe faqe interneti me porosi; pjesëmarrje në një program inkubimi në një “hub” rajonal; 1 vit shërbim hostimi, kupon 1,000 euro nga Amazon; konsulencë për pronën intelektuale dhe patenta e shumë të tjera.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo