Thirrje për kompanitë e TIK & Institucionet: Angazhimi i praktikantëve të trajnuar në ICK

Innovation Centre Kosovo (ICK) fton kompanitë e sektorit privat, institucionet publike dhe organizatat e shoqërisë civile, që të angazhojnë në punë praktike studentët e trajnuar në programet e Innovation Centre Kosovo, përgjatë vitit 2026.

Innovation Centre Kosovo ka përditësuar listën e studentëve të këtyre profileve, dhe të njejtin janë të gatshëm për t’u angazhuar në punë praktike:

  1. Prompt Engineering
  2. Python Programming
  3. Data Management

Të gjitha kompanitë/institucionet e interesuara të angazhojnë kandidatë, ftohen të kontaktojnë Departamentin e Trajnimeve, në email adresën [email protected]

Që nga themelimi i ICK më 2012, mbi 15,000 të rinj janë aftësuar në fusha të ndryshme të TIK, ndërkaq mbi 5,000 studentë kanë përfituar nga Programi i Punës Praktike, në bashkëpunim me sektorin privat, publik dhe OJQ-të.

Facebook
Twitter
LinkedIn