Innovation Centre Kosovo (ICK) fton kompanitë e sektorit privat, institucionet publike dhe organizatat e shoqërisë civile, që të angazhojnë në punë praktike studentët e trajnuar në programet e Innovation Centre Kosovo, përgjatë vitit 2025.
Innovation Centre Kosovo ka përditësuar listën e studentëve të këtyre profileve, dhe të njejtin janë të gatshëm për t’u angazhuar në punë praktike:
- UI/UX Design
- Graphic Design
- Front-End Foundations
- Java Programming
- ReactJS
- Python Programming
- Social Media Marketing
- Node.Js
- JavaScript
- Cyber Security
Të gjitha kompanitë/institucionet e interesuara të angazhojnë kandidatë, ftohen të kontaktojnë Departamentin e Trajnimeve, në email adresën [email protected]
Që nga themelimi i ICK më 2012, mbi 12,000 të rinj janë aftësuar në fusha të ndryshme të TIK, ndërkaq mbi 5,000 studentë kanë përfituar nga Programi i Punës Praktike, në bashkëpunim me sektorin privat, publik dhe OJQ-të.


