
Innovation Centre Kosovo (ICK) fton kompanitë e sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), që të angazhojnë në punë praktike studentët e certifikuar në profilet: Graphic Design, Social Media Management, JavaScript, Motion Design, Python, DevOps, Video Editing.
Thirrje për kompanitë e TIK: Angazhimi i praktikantëve
May 02, 2023Të gjitha kompanitë e interesuara të angazhojnë kandidatët, ftohen të kontaktojnë Departamentin e Trajnimeve, në email adresën [email protected]
Që nga themelimi i ICK më 2012, afër 8,500 të rinj janë aftësuar në fusha të ndryshme të TIK, ndërkaq 500+ studentë kanë përfituar nga Programi i Punës Praktike, në bashkëpunim me sektorin privat, publik dhe OJQ-të.