Thirrje për kompanitë dhe institucionet: Angazhimi i praktikantëve me pagesë

Në kuadër të projektit TEMISES i financuar nga zyrja e Bashkimit Evropian në Prishtinë, ICK ka trajnuar nxënës në fusha të ndryshme të TIK-ut në Komunën e Prishtinës dhe Prizrenit, të cilët tashmë janë të gatshëm për punë praktike me pagesë.

News

Thirrje për kompanitë dhe institucionet: Angazhimi i praktikantëve me pagesë

August 27, 2020

Këta nxënës janë të gatshëm për punë praktike për një periudhë prej tre (3) muajsh me orar të plotë, praktikë kjo që mbulohet nga ICK. Nxënësit kanë përfunduar trajnimet ne fushat: Java SE 8 Programming (në Prishtinë), Social Media Management (në Prizren) dhe Video Editing Fundamentals (në Prishtinë dhe Prizren).

Prandaj ftojmë kompanitë, organizatat dhe institucionet e ndryshme në Prishtinë dhe Prizren, të n’a kontaktojnë për procedura të mëtutjeshme. Numri i kandidatëve është i kufizuar!

Kontakt: [email protected]



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo