Thirrje për kompanitë dhe institucionet: Angazhimi i praktikantëve me pagesë

Në kuadër të programit për trajnim dhe punësim të financuar nga GIZ Kosovo dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë, ICK ka trajnuar studentë në fusha të ndryshme të TIK-ut, të cilët tashmë janë të gatshëm për të filluar punën praktike me pagesë nëpër kompani, organizata dhe institucione të ndryshme.

CallsBlogNews

Thirrje për kompanitë dhe institucionet: Angazhimi i praktikantëve me pagesë

September 09, 2020

Këta studentë janë të gatshëm për të filluar punën praktike me pagesë për një periudhë prej tre (3) muajsh me orar të plotë, praktikë kjo që mbulohet nga ICK.

Studentët kanë përfunduar trajnimet në fushat: React JS, SQL Server Administration, PHP7 Web Application, Wordpress,  Java SE 8 Programming, Laravel Framework, Python, JavaScript, Android dhe Fullstack nga Coding Dojo. 

Ftojmë kompanitë, organizatat dhe institucionet e ndryshme në Kosovë, të n’a kontaktojnë për procedura të mëtutjeshme. Numri i kandidatëve është i kufizuar!

Kontakt: [email protected]

 



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo