Innovation Centre Kosovo (ICK) ka kënaqësinë të njoftojë fillimin zyrtar të Programit TechEco Pathways, një nismë transformuese e financuar nga LuxDev, Agjencia për Bashkëpunim Zhvillimor e Luksemburgut, me qëllim të mbështetjes së inovacionit dhe qëndrueshmërisë në Kosovë. Hapja zyrtare e programit mbahet të martën, më 17 dhjetor, në Innovation Centre Kosovo, në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:30. Regjistrohu këtu.
Programi “TechEco Pathways” i cili do të zgjasë 24 muaj, përfshinë tre (3) aktivitete kryesore: 1) GreeTech – trajnime dhe punë praktike me pagesë në industrinë e TIK dhe Energjisë së Ripërtëritshme; 2) DevelopHer – ngritja e aftësive për vajzat dhe gratë në programim, siguri kibernetike, dhe industri kreative; dhe 3) Innovation Challenges – garat inovative për ruajtjen e energjisë, efiqiencës, “smart cities”, dhe ruajtjes së ambientit.



Kjo nismë planifikon organizimin e dhjetë (10) trajnimeve profesionale për mbi 120 të rinj nga Kosova, punë praktike me pagesë për të diplomuarit, mentorim, si dhe dy (2) edicione të garave me çmime & shpërblime të shumta për ekipet fituese.
TechEco Pathways synon të adresojë mungesat kritike të aftësive në sektorët e energjisë së ripërtërishme dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në Kosovë. Duke u përqendruar në aftësimin e të rinjve, veçanërisht grave, me shkathtësitë e nevojshme për punësim të menjëhershëm dhe plotësimin e zbrazëtirës në treg, programi synon të kontribuojë në rritjen ekonomike të qëndrueshme, dhe zhvillimin e industrisë vendore.
Bëhu pjesë e ngjarjes hapëse të programit, të martën, më 17 dhjetor, duke filluar nga ora 10:30, në hapësirat e Innovation Centre Kosovo, në Prishtinë, për të mësuar më shumë rreth thirrjeve, aktiviteteve të programit, kritereve, si dhe për tu njoftuar me komunitetin. Rezervo ulësen këtu!

Kjo ngjarje mbështetet nga projekti “Shkathtësi për punësim të qëndrueshëm në Kosovë”, i financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe i cili zbatohet nga LuxDev, Agjencia për Bashkëpunim Zhvillimor e Luksemburgut.