Projekti i USAID-it për Drejtësi ka kënaqësinë të ju ftojë në Samitin e dytë vjetor për Inovacione në Sistemin e Drejtësisë në Kosovë. Këtë vit samiti ka për qëllim portretizimin e punës së Rrjetit të Inovacionit në Drejtësi, gjate vitit të kaluar. Rrjeti i Inovacionit në Drejtësi është një mekanizëm që bashkon ofruesit e shërbimeve të drejtësisë, organizatat e shoqërisë civile, bizneset dhe donatorët ndërkombëtarë, me qëllim të identifikimit të sfidave në Sistemin e Drejtësisë dhe gjetjen e mënyrave inovative për zgjidhjen e tyre.
Bashkohuni me ne në Samitin një-ditor më datë 05 tetor 2023, dhe përfitoni nga pikat kryesore të mëposhtme:
• Merrni pjesë në diskutimin mbi rolin e të dhënave në zgjidhjen e sfidave, formulimin e zgjidhjeve dhe ndarjen e sukseseve.
• Njoftohuni me inovacionet më të reja që USAID-i ka prezantuar për sistemin e drejtësisë në Kosovë.
• Njoftohuni me më shumë se 100 inovator nga fusha të ndryshme, duke zgjëruar rrjetin e inovatorëve të drejtësisë.
Bëhuni pjesë integrale e narrativës transformuese të sistemit të drejtësisë së Kosovës. Regjistrohuni për këtë ngjarje një-ditore të nivelit të lartë dhe kontribuoni me ekspertizën dhe njohuritë tuaja në diskursin më të gjerë. Për pjesëmarrjen tuaj: Regjistrohuni këtu

Pjesëmarrja në këtë samit është pa pagesë, dhe të gjithë personat që regjistrohen do të pranojnë programin (agjendën) e detajuar, në adresën e tyre elektronike.