“Stress Free Corner” lansohet sot

Në muajin e ndërgjegjësimit për stresin, ndërsa stresi është i pashmangshëm për shumicën dërrmuese të njerëzve, ka shumë mënyra për të ndihmuar në parandalimin dhe menaxhimin e tij. Stress Free Corner do të ketë mision mirëqenien mendore.


“Stress Free Corner” lansohet sot

April 29, 2021

“Stress Free Corner” vjen me qëllimin për të ndihmuar individët dhe kompanitë të identifikojnë dhe të krijojnë mekanizma për menaxhimin e stresit të përgjithshëm, duke kontribuar kështu në mirëqenien e tyre fizike dhe mendore. Kjo platformë virtuale lansohet online, të enjten, 29 Prill, duke filluar prej orës 18:00 drejtpërdrejt në Facebook.

Stress Free Corner (biznes startup, pjesë e inkubatorit në ICK), është një praktikë e re dhe inovative në ofrimin e mbështetjes psikologjike dhe terapeutike nëpërmjet burime online, një hapësirë e qasshme për të gjithë, në cfarëdo kohe dhe me një diversitet të shërbimeve për lirimin e mendjes dhe relaksimit të trupit, ndërsa përfitimet mbesin të njëjtat sikurse me terapinë tradicionale.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë:

Saranda Rexha - Themeluese e Stress Free Corner
Mimoza Kusari Lila - Deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës
Blerta Qerimi - Specialiste e lartë e sektorit privat, Banka Botërore
Edona Dobroshi Deva - Specialiste e Shëndetit Publik
Fatime Arënliu Qosaj - Prof.Ass. Menaxhment Shëndetësor
Pranvera Lipovica - Drejtore e Programit NDI Kosovë
Florina Bajrami - Themeluese/Trajnere 27Yoga



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo