Startup Coffee Storm #2 mbahet më 8 Mars

Bashkë me Sach Caffé dhe komunitetin organizojmë ngjarjen e dytë të “Startup Coffee Storm”, të Martën, më 8 Mars, duke filluar nga ora 09:00, në Sach Caffè, Arbëri (Prishtinë). Coffee Storm mbahet të marten e dytë të secilit muaj.


Startup Coffee Storm #2 mbahet më 8 Mars

March 04, 2022

Takimet e mëngjesit, për një kafe, ose dy, do të organizohen me qëllim të mbajtjes së komunitetit sa më pranë njëri-tjetrit. Coffee Storm është më shumë se një filxhan kafe. Është mundësi rrjetizimi, ritakim me miqt të cilët keni kohë pa i parë, ose takim me miq të rinj, ndërtim i bashkëpunimeve të reja, shkëmbim i ideve, përvojave e njohurive, në një ambient të këndshëm dhe të ngrohtë. Coffee Storm do të mbledhë në një vend themelues të bizneseve startup, kompani të sektorit të TIK, investitorë, freelancer, inxhinierë, mentorë, konsulentë, artistë e studentë.Edicioni i dytë i Startup Coffee Storm, mbahet të Marten, datë 8 Mars, nga ora 09:00 në Sach Caffe, Arbëri (Prishtinë).



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo