Sot diplomon gjenerata e dytë e programit “Junior Geeks”

Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së dytë të “Junior Geeks” - programit për edukim në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë, mbahet në parkun e Gërmisë, me fillim nga ora 14:00. Pjesë e ngjarjes do të jetë edhe zv. Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Nicholas Giacobbe.

News

Sot diplomon gjenerata e dytë e programit “Junior Geeks”

June 17, 2021

‘Junior Geeks’ është program edukativ i mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë dhe programi MDAO i Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili zbatohet nga Innovation Centre Kosovo (ICK) dhe Kosovo United States Alumni (KUSA). Ky program ka për qëllim edukimin e nxënësve të shkollave të mesme anë e mbanë Kosovës, në fusha sikurse Shkenca, Teknologjia, Inxhinieria dhe Matematika, duke realizuar një seri të ligjeratave, ushtrimeve praktike, vizitave studimore, garave dhe kampeve.

Programi “Junior Geeks” gjatë viteve 2020/2021 përfshinë 230 nxënës të shkollave të mesme nga Prishtina, Gjilani, Gjakova, Peja, Ferizaj, Mitrovica, Skenderaj dhe Prizreni.

Afgjenda e ceremonisë së diplomimit:

14:00 Pritja e nxënësve dhe mysafirëve
14:30 Hapja e ngjarjes (fjalimet nga zv. Ambasadori Amerikan, ICK dhe Junior Geeks)
14:45 Ndarja e mirënjohjeve për ligjeruesit dhe mbështetësit e programit
15:00 Shpallja e fituesve të garës së inovacionit
15:15 Ndarja e certifikatave për nxënësit pjesëmarrës në program
15:30 Fjalime frymëzuese nga Arta Shehu-Zaimi, Valon Badivuku dhe përfaqësuesit nga gjenerata e parë e programit, Dren Gara dhe Toska Shala.

Ceremonia e diplomimit shënon fundin e aktivitetit të parë të programit (ligjeratat), ndërsa aktivitetet tjera të cilat pritet të orgaznizohen deri në Shtator, përfshijnë vizitat studimore nëpër Kosovë si dhe edicionin e dytë të Kampit për Shkencë dhe Teknologji.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo