Sot afati i fundit për aplikim në garën “Elevator Lab” për ide biznesi në fushën e fintech

Banka Raiffeisen në Kosovë dhe Shqipëri organizojnë për herën e dytë programin e përbashkët “Elevator Lab Bootcamp Kosovë & Shqipëri 2020”. Edhe këtë vit, ky program ka për qëllim që komunitetit të fintech dhe startup në të dyja vendet t’ju ofrojë mundësinë për të paraqitur idetë e tyre si pjesë e këtij konkursi. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë më idetë dhe zgjidhjet e tyre në këto fusha: Retail (Retail Banking), Korporatë (Corporate Banking) Tregjet Kapitale (Capital Markets) dhe zgjidhje të tjera inovative bankare.

BlogNews

Sot afati i fundit për aplikim në garën “Elevator Lab” për ide biznesi në fushën e fintech

October 26, 2020

Thirrja është hapur më 30 shtator dhe mbyllet më datën 26 Tetor 2020 (në mesnatë). Gara vazhdon me “Bootcamp Weekend” që do të mbahet virtualisht duke vazhduar pastaj me mentorim për finalistët para prezantimeve finale pranë një jurie profesionale. Pjesëmarrësit e programit “Elevator Lab Bootcamp Kosovë & Shqipëri 2020” do të kenë mundësinë të fitojnë çmime monetare, këshillim dhe mbështetje nga Raiffeisen Bank Kosovë & Shqipëri, perkrahje dhe shërbime të inkubimit nga partnerët tanë të programit Innovation Center Kosovo (ICK) dhe New Media Communications, si dhe mundësi të tjera bashkëpunimi.

Programi “Elevator Lab” është një program inovativ i cili për herë të parë u prezantua në qershor të vitit 2017 nga Raiffeisen Bank International (RBI) në Vjenë, pjesë e të cilit ishin edhe të gjitha bankat e rrjetit RBI, duke përfshirë këtu edhe Raiffeisen në Kosovë dhe Shqipëri. “Elevator Lab” është bërë tashmë akseleratori fintech më i madh korporatë në Evropën Qëndrore dhe Lindore. Prandaj, zbatimi i këtij programi edhe në Kosovë e Shqipëri paraqet një mundësi të veçantë për komunitetin fintech dhe startup që veprojnë në këto dy vende të konkurojnë dhe të përfitojnë një përvojë të re duke bashkëpunuar me profesionistë të fushave të ndryshme bankare. Deri më tani, kompanitë fituese të cilat kanë bashkëpunuar dhe kanë zhvilluar idetë e tyre si pjesë e programit “Elevator Lab” në Kosovë dhe Shqipëri përfshijnë: Symmetric, AR Vision, dhe AILend.

Për më shumë informacion rreth këtij programi dhe formën e aplikimit mund klikoni këtu.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo