Konferenca “Smart Home & Internet of Things” nga ICK dhe Autonomia mbahet më 20 Prill

ICK, Autonomia dhe programi Smart Home Lab, ju ftojnë të merrni pjesë në edicionin e parë të konferencës “Smart Home & Internet of Things” (online), më 20 Prill 2021, duke filluar nga ora 13:00 - 17:00 (Live në Facebook dhe Google Meet).

AnnouncementsNews

Konferenca “Smart Home & Internet of Things” nga ICK dhe Autonomia mbahet më 20 Prill

April 14, 2021

Konferenca ka për qëllim ngritjen e pozitës së teknologjisë smart dhe thellimin e hulumtimeve në këtë fushë, duke vërë njëherësh në pah mundësitë, modelet e reja të biznesit, që mund t´i ofrojë teknologjia smart në Kosovë dhe në rajon.

Konferenca synon të luaj rol në nxitjen e inovacioneve dhe në zhvillimin e ekosistemit të teknologjisë smart duke pasqyruar situatën ekzistuese dhe duke parashtruar kërkesa e sygjerime.

Në Konferencë mundësohen panele dhe forume të rrjetit tematik dhe mundësohet një prezantim fizik për të pranishmit dhe prezantim virtual për pjesëmarrësit online - i Smart Home Laboratorit të instaluar në Innovation Centre Kosovo (ICK).

Disa prej temave që do të shtjellohen në konferencë, përfshijnë: Instalimet Digjitale, Teknologjia DigitalSTROM, Smart City, Economy of Things, Eksperimentet kognitive, Zbatimi i Teknologjisë SMART në ndërtesa, Smart Village, Energjia etj.

Kjo konferencë mbështetet nga Agjencia CIM e Qeverisë Federale të Gjermanisë, GIZ Kosovo dhe Ambasada e Suedisë në Kosovë.

AGJENDA
Prezantimi i Laboratorit

13:00 – 13:15 Hapja e konferencës
13:15 – 13:35 Fjalët e rastit - Xhelal Dërguti, Uranik Begu, Lulzim Veliu, Natyra Osmanaj
13:35 – 13:55 Mil Aim D, Teknologjia smart si strategji kombëtare
13:55 - 14:10 Lum Rexha, Smart City dhe Internet of Things
14:10 – 14:25 Endrit Mustafa, Instalimi digjital, Smart Home dhe digitalSTROM
14:25 – 14:35 Majlinda Avdiu, Economy of Things

14:35 – 14:40 Pauzë
14:40 – 15:00 Eksperiment kognitiv (Studentët)
15:00 – 15:20 Forumi: Implementimi i teknologjisë smart në ndërtesa, njohuri dhe përvoja (udhëheqës: Adem Ademi)
15:20 – 15:40 Forumi i diskutimeve: Smart Village (udhëheqës: Adem Ademi)
15:40 – 16:00 Forumi i diskutimeve, tema: Energjia (udhëheqëse: Mihane Sahitolli)

16:00 – 16:05 Pauzë
16:05 – 16:25 Forumi i diskutimeve, tema: Kurrikulat, Njohuri digjitale (udhëheqëse: Mihane Sahitolli)
16:25 – 16:35 Forumi i lansimeve (Rrjeti social; Magazini; Things), (udhëheqës: Adem Ademi)

16: 35 – 16:40 Pauzë
16:40 – 16:55 Forumi i diskutimeve, tema: Economy of Things
16:55 – 17:00 Gjetjet

17:00 Mbyllja e Konferencës

Regjistrohu Këtu.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo