Si të përgatitet një mësim për platformat mësimore online

Test në këtë kohë të izolimit të përgjithshëm për shkak të COVID-19, shumica e institucioneve mësimore kanë filluar ose   planifikojnë ta bartin materialin mësimor në platforma mësimore online.


Si të përgatitet një mësim për platformat mësimore online

March 23, 2008

Ekzistojnë platforma të shumta për mësim online (LMS - Learning Management System), me apo pa pagesë, por problemi më i madh është si të përgatitet një mësim në mënyrë të lehtë e të shpejtë nga ana e atyre që nuk kanë njohuri të thella në Web teknologji.

Një prej zgjidhjeve që këtë proces e thjeshtojnë deri në maksimum është iSpring Suite, e cila është pako e përbërë nga disa aplikacione, ku secila mbulon nga një aspekt të punës në përgatitjen, publikimin dhe shpërndarjen e materialit mësimor.



iSpring Converter Pro

Idea qendrore e iSpring është që i tërë procesi i përgatitjes së materialit mësimor të përqëndrohet në PowerPoint, aplikacion të cilin e njohin mirë pothuajse të gjithë, në veçanti arsimtarët.

Mësimi punohet si PowerPoint prezentacion i rëndomtë me tekste, foto, animacione, tranzicione, etj.

Në fund, ai prezentacion me anë të iSpring, i cili instalohet si plugin i PowerPoint, konvertohet në HTML format, që më pas të mund të publikohet në Web sajt drejtpërsëdrejti me FTP (File Transfer Protocol).

Përveç kësaj, mësimi mund të ruhet si ZIP fajll dhe të bartet në ndonjërën nga LMS platformat. Formatet e përkrahura për LMS janë: SCORM 1.2, SCORM 2004, AICC, Experience API dhe cmi5.

Në vijim e shihni një prezentacion të konvertuar me iSpring, të cilin mund ta përdorni drejtpërsëdrejti duke klikuar këtu:

https://akademiavirtuale.com/presentation/1-html5

Një prezentacion mund të konvertohet në video format (MP4), nëse planifikoni ta vendosni në ndonjë platformë siç është YouTube apo Vimeo. Klikoni në butonin Play për ta lëshuar videon.

Prezentacionet e krijuara me iSpring mund të shikohen edhe në mjete mobile, duke instaluar paraprakisht aplikacionin iSpring Play nga linku:

https://www.ispringsolutions.com/ispring-mobile-player

Pasi ta keni instaluar aplikacionin, kudo në ndonjë Web faqe ku është vendosur një prezentacion i krijuar me iSpring, do të shfaqet butoni Launch me të cilin hapet iSpring Play.

 

Pamja e prezentacionit me iSpring Play në telefon mobil:

Në aplikacion ruhet lista e të gjitha prezentacioneve të hapura, kështu që lehtësisht mund t’u qasemi më vonë duke klikuar tek emri i prezentacionit.

Versioni gratis i iSpring mund ta shkarkohet nga:

https://www.ispringsolutions.com/ispring-free

Video rreth krijimit dhe publikimit në LMS të një njësie mësimore

 

QuizMaker

Me aplikacionin QuizMaker mund të përgatiten kuize për testimin e diturisë së nxënësve. Kuizi mund të integrohet brenda prezentacionit.


src="https://tutorials.akademiavirtuale.com/wp-content/uploads/2020/03/image-9-1024x569.png"/>

Format e pyetje janë të ndryshme:


Në fund të kuizit, nxënësi mund të shohë numrin e pikëve të fituara dhe t’i kontrollojë prapë të gjitha pyetjet.

Video mbi QuizMaker

 

iSpring Flip

Aplikacioni iSpring Flip mundëson konvertimin e PDF, Word apo PowerPoint dokumenteve në libër digjital që mund të shfletohet drejtëpërsëdrejti në Web faqe.

Prezentacionin e njëjtë, tash në formë të flipbook mund ta hapni duke klikuar këtu:

https://akademiavirtuale.com/presentation/html5

Ka dy mënyra të shfaqjes së faqeve, mundësim për zmadhim/zvogëlim të pamjes si dhe kalimin e drejtpërdrejtë në një   faqe të caktuar duke klikuar në ndonjë nga miniaturat (thumbnails) që shfaqen në pjesën e poshtme, si dhe butonin   për zmadhimin e librit sa krejt ekrani.

Video mbi iSpring Flip

iSpring Cam Pro

Aplikacioni iSpring Cam Pro mundëson   screen-recording, respektivisht incizimin në formë të videos të ekranit të kompjuterit tuaj si dhe videos nga Web   kamera juaj, me çka mund të krijoni video tutoriale.


src="https://tutorials.akademiavirtuale.com/wp-content/uploads/2020/03/image-15.png" alt="" class="wp-image-3032"/>

Videoja më pas mund të editohet, p.sh. duke e larguar zhurmën e prapavisë nga audio kanali, duke shtuar tekst dhe   figura brenda videos, etj.


src="https://tutorials.akademiavirtuale.com/wp-content/uploads/2020/03/image-16-1024x549.png" alt=""/>

Videon mund ta publikoni drejtpërsëdrejti në YouTube, iSpring Cloud apo platformën iSpring Learn, por edhe në websajtin   tuaj me FTP.


https://tutorials.akademiavirtuale.com/wp-content/uploads/2020/03/image-17.png" />

Video mbi iSpring Cam Pro

iSpring Content Library

iSpring Content Library është një   koleksion i begatshëm i aseteve të ndryshme që nevojiten për punimin e prezentacioneve: shabllone, personazhe,   sfonde, ikona, butona, etj.

Aseteve të cekura mund t’u qasemi drejtpërsëdrejti nga PowerPoint:


src="https://tutorials.akademiavirtuale.com/wp-content/uploads/2020/03/image-20-1024x140.png"/>

src="https://tutorials.akademiavirtuale.com/wp-content/uploads/2020/03/image-18-1024x667.png"/>

src="https://tutorials.akademiavirtuale.com/wp-content/uploads/2020/03/image-19-1024x667.png"/>

Ky koleksion përmban:

     
  • Rreth 30.000 foto personazhesh të etnive, moshave dhe profesioneve të ndryshme. Personazhet janë të paraqitur në       poza të shumta dhe shprehje të emocioneve të ndryshme.  
  •  
  • 230 sfonde të ndryshme: shitore, aeroporte, banka, spitale, zyre, klasa, etj.
  •  
  • 135 fotografi të objekteve të ndryshme: telefonë mobilë, tableta, lapsa, fletore, etj.
  •  
  • Mbi 600 ikona të punuara profesionalisht
  •  
  • Numër të madh butonash, ikonash, etj.

Ky koleksion përditësohet çdo 1-2 muaj kur i shtohen asete të reja pa kosto shtesë për përdoruesit.

Video mbi iSpring Content Library

iSpring Cloud

iSpring Cloud është shërbim online në të cilin mund të ruhen prezentacionet e krijuara me iSpring Suite, të cilat më   pas mund t’u shpërndahen nxënësve.

src="https://tutorials.akademiavirtuale.com/wp-content/uploads/2020/03/ezgif-6-9a8cc79647d7.jpg"/>

Nxënësit nuk kanë nevojë ta kenë të instaluar në kompjuterin e tyre as PowerPoint-in, as iSpring-un. Nëse përdorin   pajisje mobile siç është tableti, sipas dëshirës mund ta instalojnë aplikacionin iSpring Play për një eksperiencë më   të mirë.

Video mbi përdorimin e iSpring Cloud

Konkluzion

Ka shumë vite që hulumtoj apo zhvilloj vetë platforma për mësim online dhe gjithashtu kam testuar edhe aplikacione të   ndryshme që mundësojnë përgatitjen e materialit mësimor për këto platforma.

Lirisht mund të them se iSpring Suite i përmbush të gjitha kërkesat që mund t’i ketë një arsimtar në lidhje me   përgatitjen dhe publikimin e mësimeve online.

Nga konvertimi i një PowerPoint prezentacioni në një format të përshtatshëm për publikim online, regjistrimin e video   leksioneve edhe editimin e tyre, përdorimin e aseteve të ndryshme të gatshme, deri në vendosjen në servis online për   shpërndarje, të gjitha pra këto janë të integruara në një pako të vetme.

Çmimi mund të duket i lartë (970$ në vit për tërë pakon), mirëpo duhet të kemi parasysh që nuk ka kurrfarë kufizimesh   në përdorimin e aplikacionit dhe që aplikacioni i përfshin të gjitha aspektet e punës në përgatitjen e mësimeve, gjë   që e bën më të favorshëm në krahasim me ofertat tjera në treg.

Për institucionet arsimore dhe ato qeveritare, ofrohet çmim special.

Përkrahja teknike e shkëlqyeshme është në dispozicion 24 orë / 7 ditë në javë dhe është pa pagesë. Njihet për   shpejtësinë, korrektësinë dhe profesionalizmin.

Për ata me kërkesa më të mëdha, ofrohet edhe iSpring Learn, LMS platformë e avancuar. Mund të   regjistroheni për provë 14       ditëshe për t’i hulumtuar të gjitha mundësitë që i ofron.

Kompania është fituese e shumë shpërblimeve për cilësi.

Ndër kompanitë që e shfrytëzojnë këtë softuer janë: Google, Bayer, Visa, Dell, Nike, IBM, Microsoft, Amazon, Philips,   Cisco, Boeing, etj.

Përgatitur nga: Tahir       Hoxha



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo