Sektori i TIK nga Kosova po merr pjesë në EXPO 2020 në Dubai

Me mbështetje të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë & Tregtisë dhe USAID Kosovo Compete Activity, 13 kompani të TIK, shoqata dhe inkubatorë të biznesit nga Kosova, po marrin pjesë në EXPO Dubai - Java Tematike për Teknologji dhe Inovation, prej 26 - 31 Dhjetor.

News

Sektori i TIK nga Kosova po merr pjesë në EXPO 2020 në Dubai

December 28, 2021

Expo 2020 është ngjarje globale e cila po mbahet në Dubai (Emiratet e Bashkuara Arabe), prej 1 Tetor 2021 deri më 31 Mars 2021. Me sipërfaqe prej 4.38 km2, EXPO 2020 është nikoqir i 192 shteteve, përfshirë Republikën e Kosovës. Në javën tematike për Teknologji dhe Inovacion, e cila mbahet prej 26-30 Dhjetor 2021, Kosova po përfaqësohet nga 11 kompani nga sektori i TIK, Shoqata dhe Inkubatorë të Biznesit. Përfaqësuesit nga Kosova të mbështetur nga Ministria e Industrisë & Tregtisë përfshijnë: Cacttus, Enchele, EvroTarget, Innovation Centre Kosovo (ICK),  Pollenbee, Trudo dhe STIKK - Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit, ndërsa të mbështetur nga USAID Kosovo Compete Activity nën organizimin e STIKK përfshihen: Labbox, Linkplus, Polymath Labs, Incodex,  ProTecht dhe Tenton.EXPO 2020 është një mundësi e mirë për promovimin e Kosovës nëpërmjet TIK - ndër sektorët më të suksesshëm dhe me rritje të shpejt, krijimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare, lidhje biznesore dhe tërheqje të investimeve.

Pavioni i Kosovës në EXPO 2020 Dubai, organizohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përmers Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë & Tregtisë.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo