Innovation Centre Kosovo ka hapur për aplikime katër (4) trajnime profesionale në fusha të ndryshme të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Me programe të dizajnuara në përputhje më nevojat e tregut të punës në Kosovë dhe botë, trajnimet ju ofrojnë të rinjve mundësi për përgatitje profesionale në lëminë e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), lidhje sektorin publik e privat (programi i punës praktike me pagesë), hapësirë për themelimin e bizneseve startup, si dhe konsulencë e mentorim pa pagesë.
Me mbi 5,000 persona të trajnuar që nga themelimi i saj më 2012, ICK mbetet ndër akadamitë më të mëdha në vend për aftësimin dhe punësimin e të rinjve në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Nga kodimi, siguria kibernetike, dizajni, online marketing deri tek zhvillimi i lojërave kompjuterike dhe programet e posaçme STEM për fëmijë, Innovation Centre Kosovo është në mision të vazhdueshëm për ofrimin e njohurive dhe shkathtësive për të rinjtë dhe lidhjen e tyre me tregun e punës.
Trajnimet e hapura për aplikime përfshijnë: 2D/3D Motion Design; React Native (online); JavaScript (online); Laravel PHP Framework (online).
2D/3D Motion Design
JavaScript.png)
Laravel PHP Framework_1.png)
React Native