Innovation Centre Kosovo ka hapur për aplikime shtatë (7) trajnime profesionale në fusha të ndryshme të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Me programe të dizajnuara në përputhje më nevojat e tregut të punës në Kosovë dhe botë, trajnimet ju ofrojnë të rinjve mundësi për përgatitje profesionale në lëminë e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), lidhje sektorin publik e privat (programi i punës praktike me pagesë), hapësirë për themelimin e bizneseve startup, si dhe konsulencë e mentorim pa pagesë.
Me mbi 4,000 persona të trajnuar që nga themelimi i saj më 2012, ICK mbetet akademia më e madhe në vend për aftësimin e të rinjve në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Nga kodimi, siguria kibernetike, dizajni, online marketing deri tek zhvillimi i lojërave kompjuterike dhe programet e posaçme STEM për fëmijë, Innovation Centre Kosovo është në mision të vazhdueshëm për ofrimin e njohurive dhe shkathtësive për të rinjtë dhe lidhjen e tyre me tregun e punës.
Trajnimet e hapura për aplikime përfshijnë: Game Development & Design; Laravel PHP Framework; WordPress; Video Editing; User Interface; Photography Masterclass; SQL Server Administration.
.png)
.png)

.png)
.png)
SQL Server Administration and Development Training
.png)
_2.png)