Prishtina nikoqire e “AI Startup” – Kampit Rajonal të Inteligjencës Artificiale

Innovation Centre Kosovo njofton për fillimin e një bashkëpunimi të ri me Special Competitive Studies Project – SCSP nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për zbatimin e edicionit të parë të “AI Startup – Region Accelerator Camp”, që për qëllim ka fuqizimin e bizneseve startup të përqendruara në AI (Inteligjencë Artificiale). Kampi 1-javor për të gjitha shtetet e Ballkanit Perendimor, do të mbahet në Prishtinë (ICK), prej 27-31 Maj 2024.

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, do të jetë epiqendra e kampit 1-javor për Inteligjencë Artificiale, i cili do të drejtohet nga disa ekspertë të AI nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe për qëllim do të ketë fuqizimin e bizneseve dhe komunitetit, nëpërmjet ofrimit të aftësive & shkathtësive të reja, si dhe zbulimin e potencialit të AI në biznese të sektorëve të ndryshëm, përfshirë ICT, Prodhimin, Drurin, Tekstilin, Shërbimet etj.

Aplikimet janë tani të hapura. Afati për aplikim: 10 Maj 2024. Aplikoni këtu!

Facebook
Twitter
LinkedIn