Prishtina dhe Kosova nikoqire të Javës Globale të Ndërmarrësisë për të 13-tin vit

Në ​200 shtete të botës ka filluar “Java e Ndërmarrësisë Globale”​ e njohur si GEW (Global Entrepreneurship Week) me mbi 10 milionë pjesëmarrës. Kjo javë shënohet edhe në Kosovë, me mbi ​30 aktivitete dhe ​25 organizata​ e kompani pjesëmarrëse. Organizimi i kësaj jave në Kosovë mundësohet nga ​I​nnovation Centre Kosovo (ICK), që edhe zyrtarisht është nikoqir i javës dhe partner i Global Entrepreneurship Network (GEN).

Ceremonia zyrtare e hapjes së #GEW2025 u organizua sot në Prishtinë, nën udhëheqjen e Kryetarit të Prishtinës, z. Perparim Rama dhe Innovation Centre Kosovo si nikoqir zyrtar i GEW për Kosovë.

GEW filloi si lëvizje më 2007, në kohën e krizës globale ekonomike, nga administrata e ish-Presidentit Amerikan, Barack Obama.

GEW është ngjarja më e madhe festive e ndërmarrësisë në botë, e cila bën bashkë ndërmarrës, inovatorë, punëdhënës, politikë-bërës dhe akterë tjerë, që për qëllim kanë zhvillimin e ideve të reja, krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin.

Në Prishtinë dhe qytete tjera të Kosovës, gjatë javës 17-23 Nëntor do të organizohen mbi 30 ngjarje, nga 25 organizata e kompani partnere. GEW 2025 mbështetet nga TEB ShA, Coca-Cola HBC Kosova,​ dhe British Counci​l. Telegrafi.com është sponsor medial i #GEW2025.

Facebook
Twitter
LinkedIn