Prezantohet “Serra e Mençur” nga Biotech Agriculture

Produkti mundëson automatizimin e tërësishëm të serrave, si dhe kontrollimin e tyre nga distanca.


Prezantohet “Serra e Mençur” nga Biotech Agriculture

August 12, 2020

Serra e Mençur nga Biotech Agriculture është produkti i ri i ekipit, të cilët janë pjesë e komunitetit tonë të inkubatorit të biznesit.

Produkti mundëson automatizimin e tërësishëm të serrave, si dhe kontrollimin e tyre nga distanca. Ndër veqoritë kryesore përfshihen: hapja dhe mbyllja automatike e dritareve, në bazë të ndryshimit të temperaturës dhe lagështisë së ajrit, monitorimi i parametrave të serrës nëpërmjet aplikacionit në telefon.

Ndër përparësitë kryesore të sistemit të Serrës së Mençur, është parandalimi i sëmundjeve të bimëve, nëpërmjet monitorimit të lagështisë relative të ajrit dhe tokës, kontrollimit të temperaturës, Ph-Aciditetit dhe diellosjes.Biotech kanë krijuar edhe “WET MODULE”, që kontrollon sistemin pik-pik të ujitjes nëpërmjet telefonit, varësisht nga ndryshimi i lagështisë së tokës. Ky produkt mundëson rritje të produktivitetit të kulturave bujqësore, si dhe kursim të ujit. Aplikacioni sygjeron fermerin se në çfarë kohe duhet të ujitet toka dhe sistemi ujitjes ndalet në mënyrë automatike kur toka ka arritur lagështinë e nevojshme.

Për më shumë rreth produktit dhe shërbimeve, përcjellni faqen e tyre në Facebook.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo