Presidentja e BERZH Odile Renaud-Basso fillon vizitën në Kosovë nga Innovation Centre Kosovo

Në vizitë e saj të parë si Presidente e Bankës Europian për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), znj. Renaud-Basso u prit në ICK nga Drejtori Ekzekutiv, Uranik Begu.


Presidentja e BERZH Odile Renaud-Basso fillon vizitën në Kosovë nga Innovation Centre Kosovo

April 13, 2022

Gjatë vizitës së saj në qendër, znj. Odile Renaud u takua me bizneset startup, u njoftua me aktivitetet e qendrës, të arriturat e komunitetit të TIK dhe sfidat. Temë bosht e diksutimit ishin poashtu munësitë për financimin e bizneseve startup – mekanizmat dhe modelet e qëndrueshme si dhe zhvillimi i përgjithshëm i ekosistemit të ndërmarrësisë në Kosovë dhe rajon. Pas takimit, drejtori ekzekutiv i ICK deklaroi: “Ishte një kënaqësi e veçantë pritja e Presidentes Odile Renaud, duke vlerësuar lartë rolin e BERZH-it në përkrahje të bizneseve startup, dhe për mundesitë që janë para nesh duke ofruar shërbime dhe financa alternative per këto biznese. ICK është partner zyrtar i Star Venture - program i EBRD dhe jemi të përkushtuar të zgjerojmë bashkëpunimin me këtë institucion të fuqishëm global”. Në fund të vizitës në ICK, Presidentja e BERZH zhvilloi takim edhe me përfaqësuesit e shoqatave të bizneseve, përfshirë: STIKK - Kosovo ICT Association, Oda Ekonomike e Kosovës, KDWV Kosovarisch-Deutsche Wirtschaftsvereinigung, European Investors Council - Këshilli i Investitorëve Evropian, American Chamber of Commerce in Kosovo, Oda Ekonomike Zvicërano-Kosovare dhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo