Përmbyllet Prishtina Startup Weekend - edicioni i Ballkanit Perendimor

Në ambientetet e Innovation Centre Kosovo (ICK) në Prishtinë, nga 18-20 Nëntor u mbajt edicioni i Ballkanit Perendimor i Techstars Startup Weekend (fusha e moblitetit). Startup Weekend ishte pjesë e Javës Globale të Ndërmarrësisë 2022.

News

Përmbyllet Prishtina Startup Weekend - edicioni i Ballkanit Perendimor

November 21, 2022

Ekipet Bisha (Kosovë), Supernova (Kosovë) dhe Metro Share (Shqipëri) u shpallën fitues të Prishtina Startup Weekend - edicionit të Ballkanit Perendimor për idetë në fushën e mobilitetit, që u mbajt për herë të parë në kryeqytetin e Kosovës. Edicioni i parë i Techstars Startup Weekend Western Balkans u mbajt në Tiranë 2021. Idetë fituese kanë të bëjnë me zgjidhjet digjitale për parkingjet, rregullimin e linjave të autobusëve ndërurban, ofrimin e NFT tokens për shfrytëzuesit e trotinetëve elektrik dhe “carpooling”. Në ceremoninë e prezantimit të ideve dhe ndarjes së çmimeve, mori pjesë edhe i pari i Prishtinës, z. Perparim Rama, i cili poashtu ju uroi mirëseardhje në kryeqytet pjesëmarrësve nga rajoni dhe i ftoi të rikthehen sërish për vizitë, bashkëpunim dhe projekte të përbashkëta mes të rinjve nga shtetet e ndryshme. Techstars Startup Weekend Prishtina - edicioni i Ballkanit Perendimor u mbajt nja 18-20 Nëntor, dhe mblodhi në Prishtinë (ICK) 100 pjesëmarrës, mentorë, trajnerë, inxhinierë dhe ekspertë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Sllovenia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Kjo ngjarje ishte pjesë e Global Entrepreneurship Week Kosovo #GEW2022 dhe u mbështet nga Ambasada e Suedisë, Coca-Cola HBC Kosovo, Transport Community, Helvetas/RECONOMY, Komuna e Prishtinës, Tive dhe Asseco. Partnerë rajonal: ICT Hub, OFICINA, Solveo, Inovaciono preduzetnički centar Tehnopolis dhe Startup Macedonia.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo