Është përmbyllur edicioni i parë i konferencës “Smart Home & IoT” që u organizua këtë javë nga studentët e programit “Smart Home Lab”, inxhinierët shqiptar nga Gjermania, shoqata Autonomia dhe ICK.
Kjo ngjarje kishte për qëllim ngritjen e pozitës së teknologjisë smart dhe thellimin e hulumtimeve në këtë fushë, duke vërë njëherësh në pah mundësitë, modelet e reja të biznesit, që mund t´i ofrojë teknologjia smart në Kosovë dhe në rajon.
Disa prej temave që u shtjelluan në konferencë, përfshinë: Instalimet Digjitale, Teknologjia DigitalSTROM, Smart City, Economy of Things, Eksperimentet kognitive, Zbatimi i Teknologjisë SMART në ndërtesa, Smart Village, Energjia etj.
Kjo konferencë u mbështet nga Agjencia CIM e Qeverisë Federale të Gjermanisë, GIZ Kosovo dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë.
Videon e plotë nga ngjarja e gjeni këtu.






