Përmbyllet DevCamp nga USAID Kosovo & ICK – 10 propozime inovative për sistemin e drejtësisë

Në hapësirat e Innovation Centre Kosovo në Prishtinë, u mbajt programi pesë-ditor i “DevCamp” - garës për zgjidhje digjitale dhe inovative për sistemin e drejtësisë në Kosovë. Fituesit e grantit deri në 50,000 dollarë do të shpallen së shpejti, dhe të njejtit do të prezantohen në Samitin e Inovacioneve në Drejtësi, që mbahet më 5 Tetor në Prishtinë.

USAID Kosovo, nëpërmjet Projektit për Drejtësi (Justice Activity) dhe Innovation Centre Kosovo, synojnë që të ndihmojnë fushën e drejtësisë në Kosovë drejt përmirësimit të cilësisë dhe qasjes së qytetarëve në shërbime, përfshirjen e qytetarëve dhe ngritjen e besimit në drejtësi, dhe rritjen e numrit të shërbimeve inovative dhe digjitale për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Juria e përbërë nga z. Artan Hadri, znj, Donjeta Pllana, z. Refik Jajaga dhe z. Leart Zogjani, vlerësuan prezantimet e 10 (dhjetë) ekipeve pjesëmarrëse në DevCamp. Ekipi ose ekipet fituese do të shpallen së shpejti nga USAID Kosovo, dhe të njejtit do të kenë rastin të prezantojnë në skenën kryesore të Samitit të Inovacioneve në Drejtësi, i cili mbahet më 5 Tetor në Prishtinë. Për të marr pjesë në Samit, regjistrohu KËTU

Ekipet pjesëmarrëse ishin:

1. Pyte Ti – Ron Veseli, Melos Kuqi – Platformë për lidhjen e qytetarëve me profesionistët ligjor në formë të chatbot, për këshilla ligjore ne “real time”.
2. Legal Pal – Diell Kepuska – Chatbot për udhëzimin e qytetarëve ndaj proceseve ligjore, i krijuar në bazë të ligjeve në Kosovë.
3. JusWise Kosova – Lis Deri – Glossary/Enciklopedi ne faqe interneti që përfshin ligjet dhe aktet gjyqësore me shpjegime të qarta.
4. Streamlined Criminal Records for Job Postings – Guri Sokoli, Qendrim Selmani (Bisha Studio) – Platformë pubike që përmban të dhënat e rasteve të krimit me qëllim të përdoret në proceset e punësimit, dhe të rritë transparencën dhe besueshmërinë e qytetarëve në proceset gjyqësore të prokurimit.
5. Digital Document Generation – Valon Kashtanjeva – Platformë për shkarkimin e dokumenteve ligjore dhe shablloneve të kontratave.
6. Justice Connect – Shkelzen Nuza, Art Bajramaj – One-stop-shop për informacione, udhëzime, dhe shërbime ligjore ndaj punetoreve te sektorit publik dhe privat.
7. Hybrid Mail System – Vullnet Gacaferri – Digjitalizimi i njoftimeve dhe dokumenteve të gjykatës ndaj qytetarit.
8. Citizen Justice Portal – Endrit Grajcevci – Aplikacion ChatBot për këshilla juridike dhe sistem për menaxhimin e rasteve (Case Management System).
9. Avokati Virtual – Erlete Baliqi – Platformë me Virtual Legal Assistant (VLA) dhe Legal Aid Matching System (LAMS). VLA ka për qëllim udhëzimin e qytetarëve ndaj proceseve ligjore, kurse LAMS synon lidhjen e qytetarëve me profesionistë ligjore ose avokatë pro-bono të cilët mund të ofrojnë ndihmë të personalizuar.
10. myAzurAI – Nore Tafallari, Lirim Bylygbashi – AI Bot për të rritur aksesin në sistemin e drejtësisë, duke ofruar informacione dhe udhëzime të personalizuara ligjore.

DevCamp është pjesë e programit #JusTech me Programin për Drejtësi të USAID Kosovo.

Facebook
Twitter
LinkedIn