Përfundoi Startup Weekend Prishtina 2020

Më datën 11-13 Dhjetor u mbajt edicioni online i Techstars Startup Weekend Prishtina.

Me rreth 200 persona të angazhuar, 20 Ekipe pjesëmarrëse e 18 mentorë, të dielën e 13 Dhjetorit është përmbyllur edicioni virtual i Startup Weekend Prishtina.

Juria e përbërë nga Astrit Leti (Cacttus Sha), Arta Shehu-Zaimi (LabBox) dhe Valon Canhasi (Hallakate), kanë përzgjedhur ekipet “Out of the Box” dhe “Callister” fitues të edicionit virtual të Prishtina Startup Weekend.

Out of the Box është sistem i huazimit të bicikletave për qytetin e Prizrenit, ndërsa Callister – makinë kërkimi dhe krahasimi për çmime të produkteve dhe shërbimeve. Më shumë info së shpejti.

Ju faleminderit të gjithë pjesëmarrësve, mentorëve, stafit si dhe mbështetësve Komuna e Prishtinës, Embassy of Sweden in Pristina, GIZ Kosovo, European Union Kosovo & Norwegian Embassy in Prishtina.

Facebook
Twitter
LinkedIn