Panairi i Bizneseve të Gjelbërta nga ICK & UNDP Kosovo

Më 11 Maj, duke filluar nga ora 10:00 në Innovation Centre Kosovo (ICK), mbahet Panairi i Bizneseve Startup të Gjelbërta, në kuadër të fushatës “Ditët e Tokës”, në bashkëpunim me UNDP Kosovo.

Në Panairin e Bizneseve të Gjelbërta do të prezantohen 13 biznese dhe OJQ, të cilat veprojnë në Kosovë, në fushën e ekonomisë së qëndrueshme. Përveç kësaj, gjatë panairit do të prezantohet edhe raporti “Vlerësimi i potencialit solar në Kosovë” nga programi KESS i USAID. Bizneset dhe OQJ-të pjesëmarrëse në Panair, përfshijnë:

1. Kosovo Glass Recycling

2. FORMON

3. DYVÓ

4. Enchele

5. GoBeyond

6. Biotech Agriculture

7. Climate Awareness Association

8. BOTANIC

9. LOOP SMC

10. REKS

11. Te Pema

12. AgroVictus

13. Lazdrohu

Panairi zgjatë deri në ora 15:00 dhe është i hapur për vizitorët e të gjitha moshave. Kjo ngjarje mbështetet nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, Ambasada e Suedisë, Zyra e BE-së dhe USAID Kosovo.

Facebook
Twitter
LinkedIn