Obama Foundation përzgjedhë Egzon Gashin nga Kosova në programin e 2022

Egzon Gashi, themelues i “Teach for Kosova” do të jetë në mesin e 35 liderëve të rinj nga Europa, të cilët do të marrin pjesë në programin e vitit 2022 nga Obama Foundation.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe vet Presidenti Obama, nëpërmjet rrjetit social Twitter. Ish-Presidenti i SHBA-ve ka uruar kandidatët e përzgjedhur, duke u shprehur që mezi pret të shohë rezultatet e punës së përbashkët.

I përzgjedhuri nga Kosova, Egzon Gashi u shpreh i lumtur me lajmin dhe gati për të përfaqësuar vendin dhe komunitetin në këtë program të rëndësishëm global. “Jam shumë i gëzuar që të ndaj me ju se jam përzgjedhur në programin e Obama Foundation të Liderëve të Europës për vitin 2022. Ky është një Fellowship gjashtë-mujor për zhvillimin e udhëheqësisë me 35 liderë të tjerë të rinj në të gjithë Europën. Që kur isha i ri, Presidenti Barack Obama ka qenë idhull për mua; një person që më mësoi se të qenurit lider empatik ishte njekohësisht e mundur dhe e rëndësishme, madje edhe në nivelin më të lartë të udhëheqjes. Unë punoj për t’i zhvilluar këto cilësi në udhëheqjen dhe punën time me Teach For Kosova.

Komuniteti i ICK-së e uron Egzonin për këtë arritje dhe i dëshiron sukses në përmbushjen e misionit të tij dhe të “Teach for Kosova”. Njoftimin zyrtar nga Obama Foundation e gjeni këtu.

Facebook
Twitter
LinkedIn