Nis Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë

Për të njëmbëdhjetin vit me rradhë, mbi 55 organizata dhe institucione partnere, me më shumë se 100 aktivitete, shënojnë Javën Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë, prej 13-19 Nëntor. Ceremonia zyrtare e hapjes së GEW për vitin 2023 u mbajt në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.

Ceremonia zyrtare e hapjes së GEW 2023 u mbajt në mësin e shumë të pranishmëve dhe prezencën e Kryetarit të Prishtinës, z. Përparim Rama, z. Uranik Begu – nikoqir i GEW për Kosovë, z. Jonas Westerlund, Ambasador i Suedisë në Kosovë, shefi i EBRD, z. Sergiy Maslichenko dhe znj. Frosina Islami – Coca Cola HBC Kosova.

Java Globale e Ndërmarrësisë (Global Entrepreneurship Week – GEW) është ngjarja më e madhe festive e ndërmarrësisë në botë, e cila bën bashkë ndërmarrës, inovatorë, punëdhënës, politikë-bërës dhe akterë tjerë, që për qëllim kanë zhvillimin e ideve të reja, krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin.

“Java Globale e Sipërmarrjes nuk është vetëm një ngjarje tjetër; është një lëvizje globale që bashkon miliona individë në mbarë botën, të cilët janë të përkushtuar për të formuar një të ardhme më të ndritshme përmes inovacionit dhe sipërmarrjes. Pjesëmarrja jonë në këtë ngjarje është një dëshmi e përkushtimit tonë për të ushqyer dhe mbështetur ndërmarrësit e Kosovës. ” – u shpreh Uranik Begu, nikoqir i Javës Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë.

GEW filloi si lëvizje më 2007 me nismë të Kauffman Foundation dhe Administratës së Presidentit Barack Obama, në kohën e krizës globale ekonomike.

Kalendarin e aktiviteteve që organizohen në Kosovë prej 13-19 Nëntor e gjeni KËTU.

Facebook
Twitter
LinkedIn