Nis Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë

Me organizim të Innovation Centre Kosovo (nikoqir kombëtar) dhe Oda Ekonomike Amerikane, është mbajtur sot në ambientet e Biblotekës Kombëtare të Kosovës, ceremonia zyrtare e hapjes së Javës Globale të Ndërmarrësisë (GEW). Gjatë kësaj jave, mbi 70 aktivitete nga 50 organizata e institucione partnere mbahen prej 8-14 Nëntor.

Për të nëntin vit me rradhë, mbi 50 organizata dhe institucione partnere, me më shumë se 70 aktivitete, shënojnë Javën Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë, prej 8-14 Nëntor. Ceremonia zyrtare e hapjes së GEW u mbajt në Biblotekën Kombëtare të Kosovës. Në këtë ceremoni u transmetua video mesazhi i Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, ndërsa për rëndësinë dhe fuqizimin e ndërmarrësisë ne vend, në këtë ceremoni të pranishmive ju drejtuan edhe Ushtruesi i detyrës së Ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe, Ushtruesja e detyrës së Ambasadores së Suedisë, Nasrin Pourghazian, shefi i zyres së BERZH në Kosovë, Neil Taylor, Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka si dhe Uranik Begu, drejtor ekzekutiv i ICK-së dhe nikoqir i Javës Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë.

Java Globale e Ndërmarrësisë është ngjarja më e madhe festive e ndërmarrësisë në botë, e cila bën bashkë ndërmarrës, inovatorë, punëdhënës dhe akterë tjerë, që për qëllim kanë zhvillimin e ideve të reja, krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin

Disa nga ngjarjet që organizohen përgjatë javës, mund ti gjeni KËTU. Organizatat partnere që organizojnë aktivitete të ndryshme prej 8-14 Nëntor, përfshijnë: American Chamber of Commerce in Kosovo, Kolegji AAB, American School of Kosova, Balkan Green Foundation, Business Consultants Council, Cacttus Education, Coca-Cola HBC Kosova, EFSE Entrepreneurship Academy, Shkolla Finlandeze, 4-H Kosova, GERMIN, GlobalGirl Media Kosova, Jakova Innovation Center, Kosovo American Education Fund – KAEF, KDWV Kosovarisch-Deutsche Wirtschaftsvereinigung, Keiretsu Forum, Kosova Live, Kosova Education Center – KEC (ASSET program), KUSA, MDA Foundation, Melita&Partners, Embassy of the Netherlands in Kosovo, Oda Ekonomike Zvicërano-Kosovare, RIT Kosovo, Rrjeti i Shitësve me Pakicë, She Inspires, STIKK – Kosovo ICT Association, TEB ShA, Kolegji Universum, UN Women Kosovo, UNDP Kosovo & Telegrafi.com (media partner).

Që nga vit 2013, Innovation Centre Kosovo është nikoqir zyrtar i GEW për Republikën e Kosovës. Qëllimi i GEW Kosova është motivimi i të rinjëve për të konsideruar ndërmarrësinë si rrugën e tyre të së ardhmes. GEW Global dhe GEW Kosova punojnë bashkë në krijimin e rrjetit të organizatave partnere dhe komunitetit të liderëve lokal, si promotorë të përhershëm të vlerave të GEW, përgjatë tërë kohës. GEW poashtu shërben si platformë për lidhjen e ndërmarrësve të rinj dhe inovatorëve të Kosovës me ndërmarrës, partnerë dhe investitorë potencial.
Java Globale e Ndërmarrësisë (GEW) në Kosovë mbështetet nga Ambasada e Suedisë, EBRD Star Venture, Zyra e Presidentes, Ambasada e SHBA-ve, USAID Compete Activity dhe GIST.

Facebook
Twitter
LinkedIn