Nikki Murseli nga DYVO vjen me rrëfimin e saj në Podcast Terminal

Podcast Terminal është bashkëprodhim i Radio Urban Fm dhe Innovation Centre Kosovo, dhe ka për qëllim promovimin e ndërmarrësisë, sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, bizneseve startup, të gjelbra, tregimeve frymëzuesve dhe heronjve lokal.

Nikki Murseli dhe ekipi i DyVo bëjnë reciklimin e mbetjeve të plastikës, me qëllim të ruajtjes së ambientit dhe dizajnimit e prodhimit të produkteve për tregun vendor dhe ndërkombëtar. Me mbetjet plastike, DyVo prodhuan edhe medaljet për garën “Prishtina Trail” të mbajtur në Parkun e Gërmisë. Tregimi i tyre është mjaft interesant dhe frymëzues.

DyVo janë pjesë e komunitetit të Innovation Centre Kosovo.

Ky episod transmetohet sot nga ora 11:00 në 103.5 dhe 105.5 flm dhe online në Radio Urban Fm.

Facebook
Twitter
LinkedIn