Në Tokyo, Erina Blakiqi dhe Roni Veseli përfaqësuan Kosovën në Finalen Globale të Red Bull Basement

Dyshja e studentëve të Universitetit të Prishtinës (Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike), Erina Blakiqi dhe Roni Veseli, të cilët u shpallën fitues të garës Red Bull Basement Kosova, gjatë muajit Dhjetor udhëtuan në Tokyo (Japoni), ku përfaqësuan Republikën e Kosovës në finalen globale, me 40 shtete pjesëmarrëse.

Nga 110,000 ide e projekte pjesëmarrëse nga e gjithë bota, ekipi nga Kosova arriti të futet në Top40 idetë më inovative, dhe përfaqësimi i shtetit tonë në ngjarjen e mbajtur në Japoni ishte historike. Nikoqir zyrtar i kësaj gare në Kosovë, ështe Innovation Centre Kosovo (ICK).

“PulseInsight”, ideja e studentëve nga Kosova, është e dizajnuar për monitorimin e shëndetit nëpërmjet sinjaleve elektromagnetike, dhe parashikimin e hershëm të sëmundjeve, bazuar në frymëmarrje dhe rrahje të zemrës.

Vizita në Japoni ishte përvojë e veçantë për të rinjtë tanë, drejt jetësimit të idesë, zhvillimit, ndërtimit të bashkëpunimeve të reja, dhe promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Red Bull Basement mundësohet nga AMD dhe Microsoft.

Facebook
Twitter
LinkedIn