Ndërhyrjet e domosdoshme për zhvillimin e sektorit të TIK në Kosovë - sygjerime për Kuvendin dhe Qeverinë

Përgatitur nga STIKK - Kosovo ICT Association dhe ICK, këto sygjerime u prezantuan në bashkëbisedimin me partitë politike, të organizuar në bashkëpunim me Telegrafi.com, në prag të fushatës zgjedhore në Kosovë. Përfaqësues politik ishin Mimoza Kusari - Lila (LVV) dhe Muzafer Shala (PDK).

AnnouncementsNews

Ndërhyrjet e domosdoshme për zhvillimin e sektorit të TIK në Kosovë - sygjerime për Kuvendin dhe Qeverinë

January 28, 2021

SHTYLLAT E INTERVENIMIT

Legjislacioni

o Ligji për e-commerce edhe për tregtine online.
o Ligji për nënshkrim elektronik dhe nënshkrim digjital të kalohet në Kuvend.
o Ligji mbi krijimin e startups (përfshirë) themelimin dhe funksionimin e Business angels dhe Venture Capitalists.

Qeveria

o CCTLD- Country Code Top Level Domain
(Të caktohet ekip punues në nivel të kryeministrisë për këtë temë).
o Ngritja e zyrës CTO në kuadër të zyrës së kryeministrit.
o Krijimi i Institutit Kosovar për Teknologji Digjitale (PPP).
o Ndërlidhja e sistemeve qeveritare (evitimi i kërkimit të dokumenteve zyrtare qytetarëve nga institucionet qeveritare, kur të njëjtat mund të merren në formë elektronike.
o Organizimi i fushatave informuese për transformim digjital.

Përkrahje financiare

o Themelimi i Fondit Zhvillimor për Ndërmarrjet Kosovare të IT (perfshirë kompanitë start-up).
o Programi i mbështetjes financiare për shërbime të konsulencës për eksportim te produkteve dhe shërbimeve të IT.
o Skemat financiare për nxitje dhe stimulim të përdorimit të IT në NVM-të e sektoreve tjera.
o Ulja e TVSH-së për shërbimet e IT.
o Krijimi i stimujve tatimor për investime në inovacion dhe H&ZH.
o Krijimi i stimujve tatimor për zhvillues të certifikuar softuerik.
o Stimuj tatimor për Kompanitë exportuese.
o Mbështetja e tech parqeve, qendrave dhe inkubatorëve të inovacionit.

Edukimi

o Bursa apo programe të ngjashme për financimin e praktikës në kompani të IT-së për 6 deri në 12 muaj.
o Krijimi i një dritareje për student të IT-së në kuadër të Fondit për Garanci Kreditore të Kosovës.
o Implementimi i stimujve tatimor për investime në arsimim dhe trajnim të vazhdueshëm te stafit.
o Futja e programeve certifikuese në planprogram të shkollave të mesme.
o Futja e lëndës së Kodimit në planprogramin e klasës së parë të shkollës fillore.

Përmbledhjen e detajuar nga Telegrafi.com e gjeni këtu.

Videon e plotë nga diskutimi e gjeni këtu.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo