Ministri Krasniqi viziton ICK-në, ofrohet bashkëpunim për e-komunat & “smart cities”

Me qëllim të diskutimit për mundësitë e bashkëpunimit Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi, ka vizituar Innovation Centre Kosovo, ku është pritur nga Drejtori Ekzekutiv z. Uranik Begu dhe stafi i tij.

News

Ministri Krasniqi viziton ICK-në, ofrohet bashkëpunim për e-komunat & “smart cities”

September 24, 2021

Gjatë kësaj vizite është diskutuar për planet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, në fushën e digjitalizimit, duke u fokusuar tek qeverisja lokale dhe platforma E-Komunat, e cila përmes digjitalizimit synon të rrisë transparancën, llogaridhënien komunuale si dhe të promovojë dhe fuqizojë qytetarinë aktive në Komuna.

Gjithashtu, pjesë e diskutimit ishte plan-projekti ‘Smart Cities’ i cili synon që të krijojë qasje më të shpejtë, më të lehtë dhe më efikase duke i mundësuar qytetarëve që të pranojnë shërbimet komunale në kohë reale.

Drejtori Ekzekutiv i Innovation Center of Kosovo, z. Uranik Begu, përmendi disa nga aktivitetet e ICK-së në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë, duke theksuar nevojë për bashkëpunim me institucionet për krijimin dhe funksionalizimin e programeve dhe platformave të cilat i lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe rrisin transparencën në nivelin lokal.

Në fund, Ministri Krasniqi dhe Drejtori Begu u dakorduan për fillimin e bashkëpunimit në fushën e digjitalizimit dhe inovacionit duke u pajtuar se këto dy sfera janë dy nga shtyllat kryesore të shtetit dhe shoqërisë kosovare.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo