Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë viziton ICK-në

Në fund të vizitës zyrtare në Kosovë, Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, vizitoi Innovation Centre Kosovo (ICK), ku u prit nga drejtori ekzekutiv, Uranik Begu.


Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë viziton ICK-në

May 19, 2021

I shoqëruar nga Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, Ministri Peleshi, gjatë vizitës në ICK u takua me bizneset startup, u njoftua me të arriturat dhe programet e qendrës, si dhe pa nga afër punën e “Cyber Unity” - programit për aftësim në fushën e sigurisë kibernetike.

Që nga viti 2020, ICK dhe Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës (FSK) bashkëpunojnë në programe të ndryshme në fushën e programimit, sigurisë dhe dizajnit.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo