
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Qendrën e Inovacionit në Kosovë kanë përmbyllur me sukses implementimin e projektit “Fuqizimi ekonomik i bizneseve fillestare dhe iniciativave për të rinjtë në ndërmarrësi”.
Ministri Hajrulla Çeku ndanë grantet për bizneset startup në ICK
June 01, 2022Në praninë e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, të Martën është mbajtur ceremonia e ndarjes së granteve të vogla për bizneset startup të fushës së TIK nga inkubatori i biznesit të Innovation Centre Kosovo.
Vlera e përbashkët e bashkë-financimit për mbështetje të bizneseve nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ICK nëpërmjet Ambasadës së Suedisë, kap 50,000 Euro. Urime dhe suksese të mëtutjeshme në rrugëtimin tuaj traceabeelity, Udhë, Common Store, Breathe in Travel, Biotech Agriculture, RIOBOTICS, LUA Robotics, FAMS GROUP, Prishtina Photos dhe Callister.