Metaverse, NFT & Web 3.0 - ngjarja e rradhës në ICK

Diskutimi i hapur mbi teknologjitë e së tashmes dhe së ardhmes, do të mbahet më 15 Dhjetor, duke filluar prej orës 17:30 në ambientet e Innovation Centre Kosovo. Kjo ngjarje do të mbulohet edhe nga Telegrafi.com

News

Metaverse, NFT & Web 3.0 - ngjarja e rradhës në ICK

December 04, 2021

Innovation Centre Kosovo (ICK) organizon ngjarjen e fundit për vitin 2021, më 15 Dhjetor. Metaverse, NFT (non-fungible token) dhe Web 3.0, janë temat që do të shjellohen nga komuniteti dhe folësit Agon Avdimetaj (Zombie Soup), Ermal Sadiku (LinkPlus) dhe Valon Canhasi (Hallakate). Të gjithë të interesuar për të qenë pjesë e aktivitetit në cilësinë e folësve/kontribut-dhënësve, mund të kontaktojnë me organizatorët në [email protected]

Qëllimi i aktivitetit është edukativ dhe synon që të jap përgjigjet në disa prej çështjeve që kanë të bejnë me përdorimin, mundësitë, sfidat dhe ndikimin e teknologjive të reja. Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në Facebook.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo