Qeveria e Kosovës, GIZ dhe ICK me Program Inovativ për Shërbyesit Civil

Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, GIZ Kosovo dhe Innovation Centre Kosovo (ICK) do të bashkëpunojnë për të ofruar programin e parë inovativ të këtij lloji për nënpunësit civil në Kosovë, duke synuar mbështetjen e ideve për shërbimet publike të cilat do të kontribojnë në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.

AnnouncementsNews

Qeveria e Kosovës, GIZ dhe ICK me Program Inovativ për Shërbyesit Civil

January 10, 2022

Programi GOV4SAA (Qeveria për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit) do t’u mundësojë nënpunësve civil dhe pjesëmarrësve të tjerë të kalojnë në një mentalitet “startup”, përfshirë gjenerimin e ideve, ndërtimin e ekipeve, zhvillimin e prototipeve dhe financimin e shërbimeve/produkteve që rezultojnë nga programi. Ky program do të përfshijë disa aktivitete të ndryshme si: gara, punëtori, inkubim ndër-institucional, trajnime, dizajn dhe zhvillim të produkteve & shërbimeve dhe prezantimin e tyre tek shfrytëzuesit e fundit - qytetarët e Republikës së Kosovës. Ky program poashtu siguron një grup ekspertësh dhe mentorësh, të cilët do të jenë në shërbim të pjesëmarrësve gjatë gjithë procesit.

Një thirrje e hapur për aplikim për të gjithë nëpunësit civil do të hapet së shpejti, dhe do të kërkojë informacion në lidhje me identifikimin e problemit, një përshkrim të shkurtër të idesë së produktit/shërbimit, zgjidhjet e mundshme për problemet dhe burimet e nevojshme. Idetë fituese do të përzgjidhen nga një juri profesionale, duke marrë parasysh disa kritere si: qasja inovative dhe ndërlidhja me zbatimin e MSA-së. Aplikimit hapen së shpejti!



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo