Lansohet “Junior Geeks” nga ICK dhe Ambasada Amerikane

“Junior Geeks” është një platformë gjithëpërfshirëse për nxënës të shkollave të mesme, për të diskutuar, hulumtuar dhe mësuar teknologjinë, ndërmarrësinë, shkencën dhe inovacionin. Kjo platformë, do të sjellë ekspertë lokal nga bota e teknologjisë, shkencës dhe inovacionit në dispozicion të të rinjëve të klubeve shkollore, për të mësuar rreth temave që u ndihmojnë atyre të formësojnë dhe zbatojnë shkathësitë në fushat si: programimi, robotika, mekatronika, siguria kibernetike, marketingu digjital, inteligjenca artificiale, analiza e të dhënave, teknologjia blockchain, dizajnin grafik, SEO, “machine learning”, hulumtimi shkencor, etj.

News

Lansohet “Junior Geeks” nga ICK dhe Ambasada Amerikane

February 25, 2019

Programi i parë fitues nga Kosova dhe Europa Juglindore i fondit për Inovacion i Departamentit Amerikan të Shtetit, u çel të enjten në Prishtinë, në një ceremoni zyrtare të organizuar nga Innovation Centre Kosovo dhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë. Programi “Junior Geeks” u nda si shpërblim për grupin e tre buristëve të Qeverisë Amerikane - Eldita Tarani, Shpend Lila dhe Zana Tabaku.

Çdo vit, Fondi i Bursitëve për Inovacion (US Alumni Engagement Innovation Fund) i Departamentit Amerikan të Shtetit, ndanë një numër të limituar të fondeve për mbështetje të projekteve globale që kanë synim përparimin e shoqërisë. Këtë vit, Kosova ka ngadhënjyer si një ndër 70 projektet fituese (i vetmi nga Europa Juglindore), në mesin e një mori ideshë kreative dhe inovative nga e mbarë bota, duke fituar mbështetje finaciare për zbatimin e programit “Junior Geeks”.

Në hapje të aktivitetit, Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett u shpreh shumë i lumtur me suksesin e tre bursistëve dhe ngadhnjimin e projektit nga Kosova në garën e Departamentit Amerikan të Shtetit. “Pa hezitim e pranova ftesën për të qenë pjesë e aktivitetit hapës të këtij programi. Dua të përgëzoj Shpendin, Zanën dhe Elditën për këtë arritje. Departamenti i Shtetit ka vlerësuar 1300 projekte nga e mbarë bota, dhe ka vendosur të shpërblejë më pak se 1% të tyre. Projekti nga Kosova është në mesin e fituesve, dhe ky është një tregues i qartë për talentin e të rinjëve në këtë vend”.

Edhe drejtori ekzekutiv i ICK-së, Uranik Begu, tha se programi që u lansua sot do të ketë më shumë ndikim nëse është gjithëpërfshirës. “Një shoqëri e cila nuk është e aftë që të përfshijë të gjitha pjesët e komuniteti të vet, nuk do të ketë zhvillim. Prandaj, falënderim për ju që keni ardhur prej Mitrovicës, Pejës, të gjitha komunave të tjera, besoj që ky program do të jetë më i plotë dhe më kuptimplotë dhe më me ndikim nëse bëhemi bashkë dhe e përçojmë një mesazh që Kosova meriton më mirë, meriton tema më të mira”, tha Begu. Ai tha se janë të hapur për çdo iniciativë që ka për synon përmirësimin e mirëqenies dhe që fokus ka zhvillimin ekonomik.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi tha se rinia kosovare e ka talentin, veçse duhet ofruar mundësi që ata të zhvillohen.
“Ajo çka i duhet rinisë tonë është t’u krijojmë mundësi dhe kushte, sepse talentin e kanë, dhe tregon rezultati këtu sot se çfarë talenti kemi te të rinjtë tanë. Partnerët tanë të rëndësishëm po na krijojnë mundësi për të rinjtë tanë, por na mbetët obligim i yni shumë i madh që të rinjve tanë t’u krijojmë kushte dhe mundësi që vërtet të jenë e ardhmja jonë. Nëse ne do të arrijmë që të rinjve tanë t’u krijojmë kushte çfarë sot po prezantohen, të jemi të sigurt që e ardhmja e vendit tonë është shumë e sigurt”, tha ai.
Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit nga Akademia jCoders dhe Shkolla Digjitale, demonstruan për bashkëmoshatarët e tyre projekte digjitale dhe inovative, të punuara nga vet ata
“Junior Geeks” do të jetë nisma e parë e zbatuar nëpër shkollat e mesme, e cila do të materializojë talentin e nxënësve në teknologji, inovacion, shkencë dhe ndërmarrësi, si dhe do të ndikojë në përzgjedhjen e karrierave premtuese nga ana e nxënësve.

Faza e parë e programit do të zbatohet në periudhën Mars – Shtator 2019, dhe përfitues do të jenë fillimisht nxënësit e shkollave të mesme të Prishtinës, Pejës dhe Mitrovicës.

“Junior Geeks” është program i financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, nëpërmjet Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe Innovation Centre Kosovo (ICK), i ndarë si shpërblim për grupin e tre bursistëve të përbërë nga Eldita Tarani, Shpend Lila dhe Zana Tabaku.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo