Kush janë BLOCKCHAIN BOMBERS? Tre 17 vjeçarët që po hapin rrugë të reja në botën e cryptos dhe NFT-ve

Që nga janari i këtij viti, ekipi i përbërë nga tre 17-vjeçarë entuziastë me plot vullnet për të kontribuar në komunitet, ka qenë duke punuar vazhdimisht e intensivisht drejt krijimit dhe zhvillimit të Blockchain Bombers.

Blockchain Bombers janë 10,000 karakterë të pikseluar digjitalë me gjenerim kompjuterik të paraqitur si imazhe. Edhe pse janë vetëm foto, këta karakterë konsiderohen si pronë digjitale e siguruar me teknologjinë blockchain.

Nart Maliqi, Elbion Redenica dhe Melos Kuqi, ani pse të rinj në moshë, me përvojën e tyre në zhvillim të aplikacioneve në web, smart-kontratave në blockchain, e në krijimin e aplikacioneve të decentralizuara – kanë arritur pranë lansimit të 10,000 NFT-ve si revolucion e projekt i parë i këtij kalibri në rajon e më gjerë.

Me datë 6 prill, tre zhvilluesit e rinj do të paraqesin projektin e tyre për herë të parë para publikut në qendrën ICK-së në Prishtinë. Ngjarja do te fillojë në ora 17:00. Rezervo ulësen këtu.

Ky aktivitetet mbështetet nga Telegrafi.com – sponsor medial.

Facebook
Twitter
LinkedIn