
Woman in Data Kosova dhe ICK lansuan aplikacionin e integruar me të dhënat analitike rreth sektorit të Energjisë në Kosovë, një platformë kreative për mësim e analizë.
Kuptimi i Energjisë në formë inovative përmes EnergyStats
July 22, 2022Prishtinë, 20 korrik 2022 – Të gjithë ata që synojnë të mësojnë dhe kuptojnë më tepër rreth sektorit të Energjisë në Kosovë, do të kenë këtë mundësi përmes aplikacionit të integruar – EnergyStats.
EnergyStats, u lansua të mërkurën në ambientet e ICK-së në Kosovë, pas një pune disa mujore të organizatës Woman in Data Kosova në partneritet me ICK-në dhe me përkrahjen nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC).
Platforma u prezantua nga Metihe Kastrati, bashkëthemeluese dhe drejtore ekzekutive e Woman in Data Kosova, e cila shpjegoj para të pranishmëve – aktivistë të shoqërisë civile, përfaqësaues të startups, donatorë dhe mediave procesin e ndërtimit të aplikacionit, por edhe mbledhjen e të dhënave analitike si dhe qëllimin e tij.
Kastrati shpjegoi se të gjitha të dhënat që janë grumbulluar në platformë janë të dhëna zyrtare të Zyrës së Rregullatorit të Përgjithshëm të Energjisë në Kosovë, dhe ndahen në dy opsione krysore: të dhënat për mësim/lexim si dhe ato për analizë. Tek opsioni i parë, ajo shpjegoi se përdoruesit do të kenë mundësi të qasen në burime të informacionit, rreth sektorit të Energjisë, por edhe demonstrime konkrete përmes paraqitjes vizuele – videove edukative – rreth kuptimit të tyre por edhe përdorimit të aplikacionit eKesco, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për aplikacionet e zhvilluara në të kaluarën dhe mënyrës së përdorimit të tyre. Kastrati potencoi se nuk kanë dashur të dublifikojnë në EnergyStats diçka ekzisutese por të ofrojnë diçka të re.
“Të dhënat rreth sektorit të Energjisë ka mjaft, por problemi ka qenë që këto të dhëna nuk kanë qenë të strukturuara në atë formë që të përdoren dhe kuptohen nga të gjithë. Ndërkaq të dhënat në EenrgyStats mund të lexohen lehtësisht me njohuri bazike logjike dhe matematikore, pa marrë parasysh profilin apo moshën”, tha Kastrati.Tek pjesa analitike, përdoruesit do të kenë mundësi të qasjes në infografika të cilat paraqesin indikatorët e tregut të Energjisë.
Pra, ka një llojllojshmëri të të dhënave, të cilat janë bazë e mirë studimi për të gjithë ata që janë të interesuar që të kuptojnë më tepër rreth Energjisë në Kosovë.
“Duke i shfrytëzuar këto për edukim, ngritje të vetëdijes dhe rrjedhimisht ndryshime të sjelljes që ndikon direkt në menaxhimin më të mirë të energjisë, por njëkohësisht edhe për të nxitur një aktivizëm në këtë sektor. Duke ofruar të dhëna analitike, ne mundësojmë qytetarëve, mediave, shoqërisë civile, dhe çdokujt që ka interesim, të eksplorojë tutje përmes informacioneve dhe të gjejë forma më të përshtatshme për ndryshimet e nevojshme në sektorin e rrezikuar të Energjisë”, shpjegoi Kastrati.
EnergyStats është një aplikacion, i cili mbledhë të dhëna rreth energjisë në Kosovë, dhe i analizon e paraqet ato në formë vizuele për të ndihmuar furnizuesit apo konsumatorët, dhe organizata të ndryshme që të analizojnë, mbikëqyrin dhe optimizojnë treguesit kryesor të përformancave të lidhura me energjinë, si: prodhimin, konsumin, ngarkesës, importin dhe eksportin, çmimin e energjisë elektrike, humbjet dhe prodhimin e energjisë së ripërtëritshme.
Në një farë forme, EnergyStats përmbledhë të gjitha të dhënat analitike në dispozicion sa i përket energjisë dhe i prezanton në mënyre digjitale dhe përmes produkteve inovative në formë vizuele. Si i tillë, përveç të dhënave analitike, EnergyStats po ashtu ndihmon në edukim dhe vetëdijesim, duke ofruar mundësi të mësimit rreth energjisë në Kosovë por edhe forma të menaxhimit më të mirë të tij brenda një ekonomie, qoftë familjare apo biznesore.
Çdo informacion, qoftë numër, grafikonë, statistikë, përqindje, etj na rrëfen diçka. E ka një tregim mbrapa të cilin ne mund ta shfrytëzojmë, për të krijuar mendim apo sjellje për çështje të caktuara.
“Ne synojmë që përmes aplikacionit të integruar të Energjisë Elektrike, të integruar në aplikacion lehtë të përdorshëm, të ju tregojmë sa më shumë rreth Energjisë që ju shfrytëzoni. Dhe këtë e bëjmë duke ju ofruar informacione të llojllojshme. Të gjitha këto informacione janë te mbledhura, analizuara, dhe prezantuara duke u bazuar në të dhëna zyrtare të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike në Kosovë (ZRE)”, shpjegoi Kastrati.
Projekti EnergyStats është pjesë e Energy Dig Data Challenge, e përkrahur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC). Projekti u implementua nga Women in Data Kosovo.